Vrasësit e Ahmet Krasniqit kanë kapur drejtësinë në Kosovë dhe Shqipëri

Politika

Vrasësit e Ahmet Krasniqit kanë kapur drejtësinë në Kosovë dhe Shqipëri

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 20 shtator 2017 Në ora: 20:45
Ahmet Krasniqi

“Heshtja për dy dekada e organeve te autorizuara në rastin e kolonel Ahmet Krasniqit është tregues i pazotësisë , si në Kosove ashtu edhe në Shqipëri. Mendoj që kjo bëhet edhe më evidente kur kemi të bëjmë me inicimin dhe procedimin e rasteve në të cilat mendohet të jenë të implikuara shërbimet dhe formacionet antikombëtare me qëllim të sabotimit të luftës për çlirimin e Kosovës. Është tejet shqetësues dhe dekurajues fakti se si këto autoritete nuk kanë guximin të  zbardhin të gjitha prapavijat; që nga urdhër dhënia deri tek ekzekutimi me tërë mekanizmin mbështetës”, është shprehur deputeti Anton Quni për gazetën “Bota sot”.

Po bëhen 19 vjet nga vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit, Ministrit të parë të mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Edhe 19 vjet pas vrasjes, ende kërkohet të dihet se kush ishin autorët që vranë kolonelin. Që nga ajo kohë e deri më sot nuk ka asnjë të dhënë zyrtare nga asnjë gjykatë apo prokurori në lidhje me vrasjen e kolonel Krasniqit, i cili u vra në Tiranë më 21 shtator të vitit 1998.

Kolonel Ahmet Krasniqi në atë kohë ishte ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, derisa sot e kësaj dite nuk është zbardhur rasti, pra nuk dihen autorët e vrasjes së tij. Trupi i kolonelit Krasniqi prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Faji te strukturat kriminale në dy shtetet

Vëllai i kolonelit, Behxhet Krasniqi ka thënë për gazetën “Bota sot” se vrasja e vëllait të tij Ahmet Krasniqit  si dhe shumë vrasje tjera  që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës nuk janë zbuluar për arsyen e vetme që janë strukturat e mirë organizuara kriminale në të dy shtetet. (Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat