Ministria e Bujqësisë në duar të të dyshuarit për krime lufte

Politika

Ministria e Bujqësisë në duar të të dyshuarit për krime lufte

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 14 shtator 2017 Në ora: 18:32
Nenad Rikalo

Pas më shumë se dy muajsh, koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, PDK-AAK-Nisma, së cilës në fund iu bashkua edhe AKR-ja, ka arritur që të formojë qeverinë e re të Kosovës.

Formimi i institucioneve u bë i mundur vetëm falë votave të deputetëve të Listës serbe, të cilët para seancës së 9 shtatorit kishin mbajtur një takim në Beograd me drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriqin, nga i cili kishin marrë direktivat.

Por, për votat e serbëve, Ramush Haradinajt si mandatar për formimin e Qeverisë dhe koalicioni PANA, iu desh që Listës serbe, t’ia jap katër ministri.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria për Vetëqeverisje Lokale dhe ajo për Kthim dhe Komunitete, nga 9 shtator janë nën drejtimin dhe administrimin e anëtarëve të Listës serbe.

Reagimet

Dhënia e gjithë këtyre posteve, e sidomos Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka nxitur reagime të shumta. Analistët politikë vlerësojnë se jo rastësisht kjo ministri i është dhënë Listës serbe. Ata kanë theksuar se nga tash e tutje, “buka e Kosovës do të jetë në duar të Serbisë”.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes PAN-it dhe AKR-së, Ministria e Bujqësisë i takonte partisë së Pacollit, por kjo e fundit, hoqi dorë nga kjo ministri pas një mbledhjeje maratonike, për t’ia lënë në duar Listës serbe në këmbim  të votave.

 (Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat