Media gjermane: Kosova me qeveri pa perspektivë, shumë banorë të saj marrin rrugën drejt Gjermanisë

Politika

Media gjermane: Kosova me qeveri pa perspektivë, shumë banorë të saj marrin rrugën drejt Gjermanisë

Nga: Bota sot Më: 11 shtator 2017 Në ora: 21:54
Kadri Veseli

Tre muaj pas bllokadës politike në Kosovë, koalicioni PAN ka arritur të zgjedhe qeverinë e re me shumicë të ngushtë, shkruan e përditshmja më me ndikim në Gjermani “Süddeutsche Zeitung”. Koalicioni përbëhet nga tre partitë që ndryshe njihen si “Krahu i luftës”.

Shefi i saj, Ramush Haradinaj mund të udhëheq vetëm falë dhjetë deputetëve të minoritetit serb, ndërsa vitin e fundit ai qëndroi katër muaj i arrestuar nga drejtësia franceze për shkak të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. “Për shkak se qeveria e re ka lidhje me humbjen e perspektivës, përsëri shumë banorë të Kosovës kanë marrë rrugën drejt Gjermanisë,” e përmbyll artikullin SZ./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat