Rasti i fundit për LDK-në dhe Vetëvendosjen

Politika

Rasti i fundit për LDK-në dhe Vetëvendosjen

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 5 shtator 2017 Në ora: 18:58
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Nëse VV dhe LDK koordinohen mirë ndërmjet vete dhe nuk e sulmojnë njëra-tjetrën, atëherë Kosova do të ka një opozitë të fortë dhe kjo Qeveri s'do të mund të mbijetojë më shumë se 6 muaj. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike.

Sipas tyre, qytetarët e Kosovës nuk do të mund të durojnë edhe për shumë kohë pa liberalizim të vizave, shkaku i papunësisë së madhe dhe humbjes së perspektivës në Kosovë. Vlen të rikujtojmë se ky koalicion ka premtuar që 90 ditë pas krijimit të qeverisë qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza dhe hapjen e mbi 200-300 mijë vendeve të reja të punës.

Bajram Gecaj, zv/ Ministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se LDK ka provuar tanimë se është e fortë edhe në qeveri edhe jashtë saj.

“Një konstelacion i këtyre 23 partive nuk përfaqëson interesin kombëtar e shtetëror, dhe është i para-destinuar të dështoj, dhe LDK do të punoj që kjo të ndodhë sa më parë”, është shprehur Gecaj.

Ndryshe analisti politik Blerim Burjani duke folur rreth asaj se cili do te jete roli i opozitës në një qeveri e varur nga pakicat dhe pa shumice ne Kuvend ka pohuar se kjo do te jetë një rezistencë e madhe qe do ti bëhet PAN-it dhe se ky koalicion do të mbijetojë më shumë se 15 muaj.

Sipas tij, këta njerëz as që do të kenë kuadro të mirëfilltë që do të angazhojnë në dikaster.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat