“Kosova nuk mund të jetë peng i Kadri Veselit, që po bllokon krijimin e institucioneve”

Politika

“Kosova nuk mund të jetë peng i Kadri Veselit, që po bllokon krijimin e institucioneve”

Nga: Gresa Bajraktari Më: 2 shtator 2017 Në ora: 16:08
Kadri Veseli

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka mbetur pezull që nga 3 gushti, kur dhe u mbajt seanca e parë për konstituimin e parlamentit.

Pas saj u mbajtën edhe seanca të tjera, që nuk patën rezultat.

Në ndërkohë, koaliëioni PAN që nuk mori pjesë në disa seanëa, tregoi se nuk i kanë votat për ta zgjedhur Kadri Veselin kryetar të Kuvendit, kandidat nga ky koalicion.

Nga partite tjera kanë thënë se do të duhej ta ndërronin kandidatin për kryetar të Kuvendit, derisa ka pasur të tjerë që kanë thënë që ai nuk duhet të ndërrohet.

Së fundmi edhe ish kryetari i Kuvendit Nexhat Daci ka thënë se nuk duhet kërkuar nga PAN që ta ndërrojnë kandidatin.

Kësaj i është kundërpërgjigjur Bajram Gecaj nga LDK, i cili ka thënë se Kuvendi nuk është shtëpia e Kadri Veselit, por e 120 deputetëve, andaj i duhen votat e mjaftueshme për të kaluar.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me gjithë këtë, analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se vendi duhet t’i ketë institucionet sa më parë, pasi vendi nuk mund të mbetet peng i një njeriu.

“Kosova nuk mund të ngelet peng i një njeriu, që për hir të interesave personale ka vendosur ta bllokojë krijimin e institucioneve. Shteti i Kosovës duhet sa më shpejt t'i krijojë institucionet dhe për të dalur nga kjo bllokadë politike, koalicioni PAN duhet të dalë me emrin e një kandidati tjetër për kryeparlamentar, sepse Veseli nuk po arrin t’i sigurojë së paku 61 vota të deputetëve. Përndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të ishin alternativa më e mirë pë zgjidhjen e këtij ngërçi të pakuptimtë politik”, ka deklaruar Krasniqi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat