Projekti serb për ndarjen e Kosovës, këto janë sfidat që e presin qeverinë e ardhshme

Politika

Projekti serb për ndarjen e Kosovës, këto janë sfidat që e presin qeverinë e ardhshme

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 19 gusht 2017 Në ora: 11:55
Qeveria e Kosovës

Janë bërë pothuajse dy muaj e gjysmë që qytetarët e Kosovës janë pa institucione. Në javën e ardhshme, më 24 gusht, do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive e kërkuar nga koalicioni i cili ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e 11 qershorit.

Në këtë datë, koalicioni PAN është deklaruar se do të propozojë kandidatin e saj për kryeparlamentar, që sipas Kushtetutës ky post i takon atyre, pastaj mund të vazhdohet për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe qeverisë.

Pas konstitumit të Kuvendit, votimi i qeverisë mund të bëhet në të njëjtën ditë kur bëhet zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve, nëse koalicioni fitues i ka numrat për formimin e qeverisë, duke u thirre një seancë tjetër.

Koalicioni PAN deklarohet se i kanë siguruar 61 vota për formimin e qeverisë me mandatar të nominuar për Kryeministër, Ramush Haradinajn, mirëpo partitë tjera politike nuk besojnë në deklaratat e tyre, duke thënë se fakti që ata kanë kërkuar aq shumë kohë nuk i kanë votat.

Sikurse partitë politike, njëjtë pohojnë edhe analistët politikë të cilët thonë se fakti që PAN-i kërkuar kaq shumë kohë (tetë) ditë për mbledhjen konstituive dëshmon se ata nuk kanë një vendim të qartë se si do të procedohet për zgjedhjen e kryesisë ose më saktë se akoma nuk është siguruar shumica e votuesve.

Sipas tyre, qeveria e ardhshme do të ketë përballje më të madhe që nga pas lufta, prandaj më mirë do të ishte krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.

Image
Enver Bytyçi

Analisti politik, Enver Bytyçi, shprehet se të gjitha partitë politike duhet të kuptojnë se qeveria e ardhshme do të përballet me sfidën më të madhe të pas luftës, prandaj është e domosdoshme që të krijohet një koalicion sa më i gjerë.

“Me propozimin e PDK-së seanca plenare për zgjedhjen e kryesisë së parlamentit të Kosovës do të mbahet më 24 gusht, si sot një javë. Fakti që PDK ka kërkuar kaq shumë kohë (tete ditë) për mbledhjen plenare dëshmon se akoma në PAN nuk ka një vendim të qartë sesi do të procedohet për zgjedhjen e kryesisë ose më saktë se akoma nuk është siguruar shumica e votuesve pro kandidaturës së Veselit. Vetëvendosja mesa duket nuk do të jetë pjesë e përpjekjeve për dialog e kompromis, sepse mungoi në takimin me kryesuesin, por edhe se ka vënë kusht një emër tjetër pos Kadri Veselit për kryetar parlamenti. Megjithatë mbetet për t'u parë”, thekson Bytyci.

Bytyçi shprehet së PDK-ja me siguri ka një plan në adresë të LDK-së.

“Me siguri që PDK e ka një plan, një ofertë në adresë të LDK-së, pa të cilën nuk mund të krijohen institucionet e vendit, ose së paku institucionet e qëndrueshme të tij. E përsëris edhe njëherë, PDK, LDK, AAK, Nisma si dhe VV e deputetët e LAA-së në tërësi duhet të kuptojnë se qeveria e ardhshme do të përballet me sfidën më të madhe të pas luftës në Kosovë. Prishtinës zyrtare do t'i duhet të përballet jo vetëm me projektin serb të ndarjes së Kosovës, por edhe me ndonjë reng të qeverisë së Tiranës në ndihmë të opsionit serb për Kosovën. Prandaj është e domosdoshme që të krijohet një koalicion sa më i gjerë”,  pohon Bytyçi.

Bytyçi kërkon një diskutim, debat, dhe ndërtim platforme nga të gjitha partitë politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat