Skenarët e PAN-it dhe Prontos për seancën e 24 gushtit

Politika

Skenarët e PAN-it dhe Prontos për seancën e 24 gushtit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 17 gusht 2017 Në ora: 19:25
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

“Kjo është situata e palakueshme në të cilën ka ra PAN-i dhe që, po i kushton shumë shtrenjtë vendit, sepse ndodhemi në pikën kritike të afateve kohore kur duhet përmbush obligimet shtetërore në planin ndërkombëtar, që janë jetike për fatin historik të Kosovës. Nëse nuk përmbushen sivjet, Kosova ndëshkohet keq dhe për kohë të gjatë!”, ka thënë Skender Zogaj për “Bota sot”.

Skenari i PAN-it për seancën e 24-gushtit po konsiderohet si karta e fundit e këtij koalicioni për blerje kohe në mënyrë që të arrihet deri tek “blerja” apo edhe shantazhimi i deputetëve të caktuar në këmbim të votës së tyre.

Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se  PAN-i ka pasur kohë të mjaftueshme për të bindur deputetë ose parti nga koalicioni LAA për t'ju bashkuar në qeverisje.

Sipas tyre “ Klani Pronto” ka gjithmonë skenarë të ndryshme  për të arritur deri tek qëllimi i tyre final duke filluar me joshje të posteve, dhe me para e privilegje të shumta.

Ish kandidati për deputet në LDK Dardan Velija ka thënë se çdo vonesë në konstituimin e institucioneve do të akumulojë kosto për vendin.

“Kosova do të humb mbështetje financiare, projektet do të vonohen e të tjerat do të anulohen tërësisht. Kosova do të humbë kohë në procesin integrues evropian”, është shprehur Velija.

Analisti politik Blerim Burjani ka thënë se PAN nuk ka numra, por as nuk mund të heq dorë sepse është e drejt kushtetuese ta ketë kryetarin e kuvendi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat