“PAN-i nuk mund të ketë pafund mundësi, vendi rrezikon të shkoj në zgjedhje”

Politika

“PAN-i nuk mund të ketë pafund mundësi, vendi rrezikon të shkoj në zgjedhje”

Nga: H. Orana Më: 11 gusht 2017 Në ora: 22:03
Kuvendi i Kosoves

Koalicioni PAN sërish dëshmoj në seancën e katërt se nuk i ka numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë. PAN po ashtu e dëshmoj se është bllokuese e proceseve politike në vend.

Por edhe sa seanca duhet të dështojn ë derisa PAN të arrij të formoj numrat, çfarë thotë Kushtetuta për këtë çështje, përgjigjet për “Bota sot”, njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

“Sa i përkete afatit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës në Kushtetutë theksohet vetëm afati prej një muaji për konstituim, pra per zgjedhjen e Kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kryesisë së Kuvendit, po nuk theksohet fare se a duhet të shkohet në zgjedhje të reja. Afati prej një muaji fillon të rrjedhë nga çertifikimi i zgjedhjes dhe duhet të përfundon brenda kohës”, thekson ai.

Sipas Kelmendit, juidkisht ka afat një muaj për konstituimin e Kuvendit.

“Përjashtim bën vetëm vazhdimi i seancës nëse ai ka filluar para skadimit të afatit, e cila mund të vazhdoj pas atij afati, por jo në pafundësi. Juridikisht është afati prej një muaji për konstituimin e Kuvendit”, vlerëson Kelmendi.

Ai thotë se edhe pse për afat nuk shprehet teksitivisht  Kushtetuta e Kosovës, fakti pse thuhet brenda një muaji nga çertifikimi, nënkupton se konstituimi duhet të kryhet brenda afatit, në të kundërten shkohet në zhjedhje të jashtëzakonshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat