Skenari i rrezikshëm, destabilizimi i Kosovës nëpërmjet shërbimeve ruse-serbe

Politika

Skenari i rrezikshëm, destabilizimi i Kosovës nëpërmjet shërbimeve ruse-serbe

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 9 gusht 2017 Në ora: 18:52
Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 9 gusht 2017 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

“Ne në vazhdimësi kemi tërhequr vëmendjen e një ekspansioni të shërbimeve serbo-ruse  në drejtim të Kosovës më qëllime subversive, të cilat janë të orientuar në destabilizimin politik të vendit. Gjithashtu kemi tërhequr vërejtjen e naivitetit të një pjese të politikanëve kosovarë të cilët për shkak të interesave të tyre po rrezikojnë ardhmërinë e vendit duke mos qenë në nivelin e detyrës në raport më rrethanat të cilat po përvijohen si shkak i përvijimeve të reja gjeopolitike në Ballkanin e trazuar” ka thënë eksperti Fadil Kajtazi.

Arrestimi i njëmbëdhjetë shtetas serb dhe rus të dyshuar për kalim të paautorizuar të vijës kufitare, po del të jetë diçka më shumë pasi të njëjtit persona dyshohen për edhe veprime tjera të jashtëligjshme.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, ka thënë se grupi i shtetasve rusë dhe serbë, të arrestuar dje për kalim ilegal të kufirit, dyshohet se kanë lidhje me grupin që kryente stërvitje në veri të Kosovës.

“Kemi vetëm indicie të mëhershme se do grupe kanë dalë kanë bërë ushtrime, e po dyshojmë mos janë këta”,ka thënë Imeri, duke shtuar se Prokuroria do të kërkojë masën e paraburgimit kurdo që ata dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Gjashtë shtetas rusë e pesë shtetas serbë janë arrestuar dje rreth orës 13:00 nga Policia Kufitare e Kosovës për hyrje në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, personat e ndaluar janë: 1. M. P. 1990 M Serbë, 2. Z. P. 1969 M Serbë ,3. Y. P. 2002 F Rusë, 4. O. K. 1977 F Rusë, 5. E. P. 1974 F Rusë, 6. E. P. 1975 F Rusë , 7. A. K. 1974 M Rusë, 8. G. P. 1966 M Serbë, 9. M. M. 1980 F Serbë, 10. A. P. 1975 M Rusë, 11. V. P. 1991 F Serbë.

Në lidhje më arrestimin e shtetasve serb dhe rus ne kemi kërkuar të dhëna nga Ministria e brendshme e Kosovës, e cila në një përgjigje më shkrim na ka sugjeruar që pyetjet t’ia dërgojmë Policisë se Kosovës. Ne i kishim të dhënat nga Policia e Kosovës, por nga Ministria kërkuam diçka më shumë lidhur me rrezikun që Kosovës i kanosin grupe të tilla dhe sa është efikase MPB në këtë drejtim.

“Për pyetjet tuaja ju lutem të drejtoheni në Policinë e Kosovës” ka qenë përgjigjja e shkurtë e zyrës për informimi në MPB.  

Fadil Kajtazi ekspert i sigurisë ka thënë për “Bota sot” se më rastin e arrestimit të disa rusëve shtetasve dhe serbeve në kufirin e Kosovës tregon se kufijtë e Kosovës po rehen.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat