Kryeministri Mustafa mesazh PAN-it: Shfrytëzoni të drejtën, por jo pa kufi

Politika

Kryeministri Mustafa mesazh PAN-it: Shfrytëzoni të drejtën, por jo pa kufi

Nga: B.S Më: 4 gusht 2017 Në ora: 08:21
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit edhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në facebook, i ka dërguar mesazh të qartë koalicionit PAN, të cilët dështuan që gjatë seancës së djeshme të zgjedhin kryetarin e Kuvendit.

Sipas Mustafës, PAN duhet të shfrytëzojë të drejtën që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, por jo pa kufi.

“Përgjegjësit për të themeluar institucionet e kanë adresën e tyre. Janë ata që organizuan dhe ekzekutuan mosbesimin ndaj Qeverisë. Nuk kanë nevojë të vonohen, as të kërkojnë orë e ditë shtesë, sepse lidershipi nuk krijohet për një ditë. Kushte nuk ka. Shfrytëzoni të drejtën që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, por jo pa kufi. Krijoni kushte të themelohen institucionet e vendit dhe mos e mbani vendin peng.  LDK dhe partnerët e koalicionit, AKR dhe Alternativa, e shohin Kosovën ndryshe.  Jo me ju në qeverisje.  Ne kemi dije dhe jemi të përgjegjshëm që këtij vendi t’ia ofrojmë zgjidhjen më të mirë.”, ka shkruar Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat