Kosova të çlirohet nga kasta e dyshuar për krime, i duhet një qeveri LAA-VV

Politika

Kosova të çlirohet nga kasta e dyshuar për krime, i duhet një qeveri LAA-VV

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 29 korrik 2017 Në ora: 08:47
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Restaurimi eventual i klasës klientele të kriminalizuar politike te SHIK-ut dhe bandave te haraçit në institucionet e reja të vendit, ndonëse pak sa te modifikuar, do të jenë edhe një mur tjetër i radhës fatkeq dhe i pa kalueshëm për reformat e thella në shoqërinë  tonë.

Dekriminalizimi i politikës dhe i institucioneve të shtetit, si dhe hartimi i Ligjit për Vetting-un, janë kërkesë e pritje e qytetarëve dhe e faktorit ndërkombëtar që të çlirohen një herë e përgjithmonë nga klasa politike aktuale në Kosovë.

Njohësi i politikave ndërkombëtare të sigurisë profesor Jeton Kelmendi ka thënë se  çështja e rregullimit të klasës politike të Kosovës është një prej problemeve më të theksuara, sepse kauzat e ndryshme i kanë sjell  keqpërdoruesit  të cilët kanë abuzuar me shifra marramendëse milionëshe, si dhe me krime tjera të natyrave të ndryshme.

Image
Jeton Kelmendi

11 qershori Fillimi i ndryshimit

Sipas tij, kjo që ka prodhuar rezultatit i zgjedhjeve, ka qenë një shenjë i mirë për fillimin e një ndryshimi, sepse qytetari i Kosovës siç duket tani ka filluar ta ndëshkojë keqbërësin apo abuzuesin në Kosovë.

“Kjo ka prodhuar vërtetë një krizë e cila vështirë se do të tejkalohet për faktin se njerëzit e krimit të organizuar që lidhen me SHIK-un e natyrisht edhe të tjerë që lidhen me haraçin, kanë bërë koalicion bashkë, dhe për fat të keq kanë numra më së shumti nga ky koalicion. Por të tillët  nuk janë fitues sepse nuk e kanë shumicën për të qeverisur. Dhe për fatin e keq të Kosovës kemi edhe pushtetas të instaluar siç është, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili me patericën e tij Isa Mustafën arriti të bëhet president, dhe fatkeqësisht tani se është vështirë të shkarkohet, pavarësisht që ai ka bërë disa shkelje të kushtetutës”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka vlerësuar se nga ana tjetër, blloku  tjetër e ka të vështirë sepse i ka dy pole të ndryshme.

“Ngritja e VV-së që realisht është edhe fituesja më e madhe në këto zgjedhje, e ka të vështirë të qeverisë me LDK-në, një parti  kjo e cila i ka dy ngjyra. Kurse kur them VV një parti ekstreme e majtë pa ndonjë pa ndonjë qartësi por shumë mirë e nisur me vizionet e saj. Kosova ndodhet me një periudhë të vështirë për të qeverisur për shkak të gjithë atyre katrahurave që po e katandisin Kosovën”, ka thënë Kelmendi.

Kosovës i duhet një qeveri nga VV dhe LAA

Sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri e udhëhequr nga VV dhe koalicioni LAA, dhe koalicioni i ferrit duhet të shkojë në opozitë të paktën për 4 vite dhe të forcohet drejtësia institucionet e pavarura.

“ Nëse këta kanë dy të treten e votave duhet me automatizëm të diskutohet shkarkimi i presidentit se  ai është kryekapoja i Kosovës dhe kështu të çmontohet krimi i organizuar që së paku të kalojë me në periudhë të qetësimit dhe pastaj pas zgjedhjeve tjera të fillohet normalizimi dhe të mendohet për vlerat e një tregu ekonomik një treg i ideve i partive politike dhe pastaj Kosova të fillojë një prosperitet më të madh drejt integrimit në BE”, është shprehur profesor Kelmendi.

Image
Faik Kransiqi

Politologu Faik Kransiqi ka pohuar se nuk mund të ketë dekriminalizim të politikës dhe institucioneve të shtetit, deri sa në krye të institucioneve shtetërore janë politikanët e kriminalizuar që e kanë kapur shtetin.

Sipas tij, me Klanin Pronto në Qeveri s'mund të flasim për reformat të thella në shoqërinë tonë.

“Me këtë klan mafioz të SHIK-ut do të thotë akoma keq-qeverisje, kapje të shtetit, stagnim në ekonomi dhe zhvatje. Edhe Bashkësia Ndërkombëtare është e vetëdijshme për një gjë të tillë, dhe kësaj radhe besoj që nuk do ta përkrahin një qeveri që në gjirin e saj janë ata që e kanë sjellë Kosovën në këtë derexhe. Bashkësia Ndërkombëtare ka rastin që përmes përkrahjes së krijimit të një Qeverie të pastër, t'u tregoj politikanëve kriminalë që epoka juaj ka mbaruar dhe vendin e keni në burg. Me këtë miqtë tanë ndërkombëtarë do të dëshmonin që ata janë për një Kosovë ligjore dhe të zhvilluar ekonomikisht. Por, edhe deputetët e LAA nuk bën ta votojnë këtë koalicion, sepse do t'i zgjasin jetën Klanit mafioz Pronto”, ka thënë politologu Krasniqi.

Image
Nexhat Haziri

Kosova të çlirohet nga kasta e dyshuar për krime

Opinionisti Nexhat Haziri ka pohuar se një qeveri e dalë nga PAN-i, dhe udhëheqja e institucioneve të tjera shtetërore nga eksponent të këtij koalicioni, janë të dëmshëm për shumë procese në Kosovë, sidomos në aspektin e vendosjes dhe forcimit të shtetit ligjor, dhe dekriminalizimin e skenës politike kosovare.

Sipas tij, e kaluar e eksponentëve kryesor të PAN-it, të implikuar në vrasje, në kontrabandë të ndryshme, në uzurpime dhe plaçkitje të pasurisë shoqërore, në haraç, dhe veprimtari të tjera kriminale, bënë që të tillët të mos jenë të dejtë për të qeverisur me Kosovën.

“Jo vetëm se ky do të jetë dëm i madh në zhvillimin e brendshëm të Kosovës, si shtet normal, por do të jetë i dëmshëm edhe për vetë imazhin e Kosovës në botë. Andaj është koha e fundit, që Kosova të çlirohet nga një kastë e tillë kriminelësh të veshur me petkun e politikës, koha na ka dëshmuar se më një klasë politike të kriminalizuar. Kosova vetëm sa do të vendnumëroi dhe perspektiva e qytetarëve tanë do të jetë mjaftë e largët dhe e zymtë dhe do të vazhdojmë të mbesim të izoluar sa i përket integrimeve euroatlantike”, ka thënë politologu Krasniqi.

Image
Blerim Burjani

Nevoja e ligjit për Vettingut

Ndryshe analisti politik Blerim Burjani ka thënë se këto punë duhet t’i kryej legjislativi pra kuvendi, të nxjerr Vettingun dhe të mbikëqyre zbatimin e këtij ligji.

“Është me rendësi që sa me parë të formohen institucionet por duke e parë situatën nuk janë aspak optimist se do të ndodhe diçka më ndryshe dhe se do të këtë interesim për të bërë funksional rendin dhe ligjin”, ka thënë Burjani.

 Sipas tij, veprime të shumta që kanë ndodhur pas luftës dhe pasurimi pa bazë shpesh janë përmend njerëz të PDK-së , madje shpesh herë janë përmendur edhe njerëz të fuqishëm mbi rendin dhe ligjin.

“Deri me tash ka dyshime të mëdha, por ende të pa vërtetuar , vrejte dhe kritika të mëdha kanë ardhur nga qarqe të ndryshme ndërkombëtare, por ende nuk ka

pasur ndonjë rezultat të ndaljes së këtyre njerëzve nga organet e rendit”, është shprehur analisti politik Burjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat