Të akuzuarit e Gjykatës Speciale dorëzohen vullnetarisht

Politika

Të akuzuarit e Gjykatës Speciale dorëzohen vullnetarisht

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 23 korrik 2017 Në ora: 19:31
Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 23 korrik 2017 Në ora: 19:31
Policia e Kosoves

Duke folur rreth kapaciteteve dhe mundësive të Policisë së Kosovës për t’i bërë arrestimet me urdhër të Speciales, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, është shprehur se Policia e Kosovës është institucion kryesor i zbatimit të ligjit, prandaj si të tillë ata ashtu do të veprojnë.

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova, ka treguar për herë të parë se cila polici do t’i kryejë arrestimet e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Trendafilova, ka thënë se Policia e Kosovës do të merret me arrestimin dhe sjelljen në Gjykatë Speciale të të kërkuarve nga këto dhoma të Specializuara.

Ajo ka theksuar se një gjë e tillë është rregulluar me ligj, por nëse është e nevojshme, Gjykata Speciale mund të kërkojë edhe bashkëpunim ndërkombëtar.

“Ashtu siç parashihet në Ligj, ne mund të mbështetemi në Policinë e Kosovës, si edhe në cilëndo gjykatë të Kosovës. Gjithashtu, Prokurori i Specializuar mund të vërë në zbatim urdhrat e tij nëpërmjet një force policore brenda Zyrës së tij. Çdo urdhër dhe vendim i Dhomave të Specializuara të Kosovës ku përfshihen edhe kontrollet sekuestrimet dhe arrestimet e të dyshuarve në territorin e Kosovës, duhen zbatuar. Këtë e dikton Ligji. Gjithashtu, në rast se del e nevojshme ne mund të kërkojmë bashkëpunim ndërkombëtar”, ka deklaruar kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekatarina Trendafilova.

Duke folur rreth kapaciteteve dhe mundësive të Policisë së Kosovës për t’i bërë arrestimet me urdhër të Speciales, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, është shprehur se Policia e Kosovës është institucion kryesor i zbatimit të ligjit, prandaj si të tillë ata ashtu do të veprojnë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat