Vrasësit e Smajl Hajdarajt, vrasës të drejtësisë dhe institucioneve

Politika

Vrasësit e Smajl Hajdarajt, vrasës të drejtësisë dhe institucioneve

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 korrik 2017 Në ora: 17:40
Smajl Hajdaraj dhe Ibrahim Rugova

Analisti Skënder Zogaj ka thënë se është në interesin jetik të LDK-së që vrasjet e anëtarëve të saj të devotshëm të zbardhen dhe që vrasësit të marrin dënimin e merituar për veprat kriminale që i kanë bërë.

Ka kaluar kohë e gjatë që nga vrasja e aktivistëve dhe veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa këto vrasje vazhdojnë të mos zbardhen.

Edhe pse vazhdimisht është kërkuar që drejtësia të shkoj në vend, sipas familjarëve të të vrarëve partia  të cilës i përkisnin këta altivistë nuk ka bërë sa duhet në zbardhjen e tyre.

Lidhur me këtë, Shpëtim Hajdaraj, djali i aktivistit dhe deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, ka thënë se duhet të mbahet një mbledhje urgjente e partisë të cilës i përkiste i ati i tij që së paku të bëhet thirrje për zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të saj.

“Po të ishte LDK-ja parti serioze , në momentin që ndonjë dëshmitar pretendues ofron dëshmi për krimet politike ndaj pjesëtarëve të saj ( p.sh. vrasja e deputetit Smajl Hajdaraj nga radhët e saj), ku qartë theksohet motivi politik e jo i vramë për çështje personale , do duhej që urgjentisht kryetari dhe kryesia e partisë të thirrnin mbledhje urgjente , së paku ti bënin thirrje drejtësisë që të zbardhen vrasjet kundrejt kuadrove të saj”, ka thënë Hajdaraj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Prëmtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat