Media zvicerane: Kosova në numra; jo-stabile, e korruptuar dhe e varfër

Politika

Media zvicerane: Kosova në numra; jo-stabile, e korruptuar dhe e varfër

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 korrik 2017 Në ora: 11:09
Kosova është e vendosur në qendër të Gadishullit Ballkanik. Ajo kufizohet nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni. SRF

Kombësia: Republika e Kosovës sipas regjistrimit të 2011 ka 1.8 milion banorë. Një grua mesatarisht sjell 2.3 fëmijë në jetë. Popullsia është më e reja e Europës, ku mbi gjysma e saj janë më të ri se 25 vjet. Jeta mesatare e grave është 71 vjet, e burrave 67 vjet. Nga 1.8 milion banorët rreth 420.000 punojnë jashtë shtetit, kryesisht në Gjermania, SHBA, Austri dhe Zvicër. Në Zvicër jetojnë rreth 170'000 shqiptarë të Kosovës.

Struktura etnike: Shumica dërrmuese e banorëve janë shqiptarë, kjo kryesisht për shkak të numrit të madh të lindjeve të shqiptarëve dhe shpërnguljes së serbëve. Megjithatë nga 1912 në Kosovë kanë jetuar më shumë popullatë jo-serbe. Të dhënat e Bankës Botërore japin këto të dhëna: 88 përqind shqiptarë, 7 përqind serbë, 5 përqind të tjerë. Veriu i Kosovës ka shumicë serbe.

Gjuhët: Gjuhë zyrtare janë shqipja dhe serbishtja, në disa komuna edhe turqishtja, boshnjakishtja dhe roma.

Religjioni: Sipas Kushtetutës Kosova është shtet sekular dhe neutral kundrejt drejtimeve religjioze, Shoqëria kosovare është fuqimisht e sekularizuar. Shumë e marrin qetësisht punën e religjionit. 95,61 përqind e banorëve të Kosovës janë muslimanë. Serbët janë të religjionit ortodoks.

Arsimimi: Te gratë numri i analfabetëve është 12.5%, ndërsa të burrat 3.4 përqind. Të rinjtë janë më mirë të shkolluar. Cilësia e arsimit është e mangët, por për reforma mungojnë paratë.

Konflikti: Ashtu si shqiptarët edhe serbët e quajnë Kosovën të vetën. Konflikti i ka rrënjët e thella nga shekulli i XV, kur Perandoria Osmane sundoi Serbinë, Pas arratisjes së serbëve, territoret u banuan nga shqiptarët. Në Luftërat Ballkanike 1912 serbët e pushtuan territorin e Kosovës nga Perandoria Osmane. Prej atëherë Kosova ishte nën pushtetin e serbëve. Por shqiptarët theksojnë që nga fundi i shekullit të XIX shumica e banorëve të Kosovës ishin shqiptarë. Ata kërkojnë VETËVENDOSJE të popullit.

Konflikti i Kosovës: Zgjati nga shkurti 1998 deri në qershor 1999. Qëllimi i NATO ishte tërheqja e ushtrisë së Slobodan Miloshevicit nga Kosova dhe shmangjen e dëmtimit të drejtave të njëriut ndaj popullatës civile. Qëllimi i Jugosllavisë ishte mbrotja e minoriteteve në Kosovë dhe shmangjen e krijimit të një shteti të pavarur. Në konflikt morrën pjesë UÇK, armata jugosllave, ushtarët e NATO-s nën udhëheqjen e SHBA.

Pavarësia: Statusi i Kosovës është i kontestuar. Në 2008 shteti shpalli pavarësinë. 111 nga 193 vende të OKB kanë njohur pavarësinë e vendin. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Politika: Nga 2008 Hashim Thaçi (PDK) ka mbajtur detyrën e kryeministrit, zv.kryeministrit dhe ministrit të jashtëm dhe presidentit. Ndërkohë PDK është partia më e rëndësishme e dalë nga UÇK dhe ndjek kursin socialdemokrat.

Krimi i Organizuar: Sipas SHBA Kosova është ndër vendet kryesore të rrugëve transitore të heroinës nga Afganistani drejt Europës perëndimore. Lëndët narkotike ishin të rëndësishme dhe për financimin e UÇK.

Drejtësia është e dobët dhe krimi i organizuar i madh. Sipas OKB në 2008 rreth 15 deri 20 përqind e buxhetit të vendit rrjedhte nga trafikimi i drogës. Qeveria akuzohet se ka lidhje të ngushta me strukturat mafioze. Vetëm nën presionin e BE mund të ratifikohej një ligj që luftonte larjen e parave dhe ligjin e anti korrupcionit.

Ekonomia:Mbështetet kryesisht nga fermerët dhe bizneset private të sektorit ndërtimor. Ajo varet nga ndihma e diasporës shqiptare. Vetëm 2016 nga diaspora shqiptare në Zvicër janë dërguar 175 milion franga drejt Kosovës.

Vlera monetare e Kosovës është euro. Megjithatë Kosova nuk është anëtare e unionit monetar europian.

Sistemi i taksave është në ndërim e sipër. Në janar 2012 ishin mbledhur 1.2 milion dollarë nga taksat e vendit.

Papunësia arrinte vlerën 57 përqind në 2001, ndërsa në 2016 ra në 27,5 përqind. Shumica e të papunëve janë të rinj.

Varfëria: Sipas Bankës Botërore në 2009 rreth 34 përqind e banorëve jetonin në kufijtë e varfërisë. Te këto banorë bëjnë pjesë ata që kanë të ardhura më pak se 1.37 cent në ditë. 12 përqind ishin nën kufirin e varfërisë ekstreme me më pak se 0.93 cent në ditë. Të prekur janë një sërë rajonesh dhe minoriteti romë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat