Ramush Haradinaj frikësohet të marr vendime të rëndësishme

Politika

Ramush Haradinaj frikësohet të marr vendime të rëndësishme

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 korrik 2017 Në ora: 17:09
Ramush Haradinaj

Deputeti i VV-së Faton Topalli ka thënë se mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve Ramush Haradinaj gëzon të drejtën për ta provuar themelimin e qeverisë. Sipas tij, fuqia që koalicionit PAN i kanë dhënë qytetarët e Kosovës nuk mundëson një gjë të tillë. Pra është shumë e vetëkuptueshme që PAN, nëse mbetet i pandryshuar, të kaloj në opozitë.

Para rrëzimit të qeverisë, Ramush Haradinaj akuzonte Isa Mustafën për mos-guxim në marrjen e vendimeve të rëndësishme derisa tani edhe vet kërkon koalicion të gjerë me partitë politike. Nga kjo nënkuptohet se tani, është vet z. Haradnaj ai i cili po frikësohet që të marr vendime të rëndësishme. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike duke thënë se kërkesa për koalicion të gjerë  ka të bëj me frikën e tij. Sipas tyre, z. Haradinaj nuk mund të marr vendime për procese te rëndësishme të cilat e presin vendin.

Zyrtar të partisë së AAK-së nuk kanë dashur të komentojnë në lidhje me këtë çështje.

PAN nuk ka fuqi politike

Deputeti i VV-së Faton Topalli ka thënë se mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve Ramush Haradinaj gëzon të drejtën për ta provuar themelimin e qeverisë.

Image
Faton Topalli

Sipas tij, fuqia që koalicionit PAN i kanë dhënë qytetarët e Kosovës nuk mundëson një gjë të tillë. Pra është shumë e vetëkuptueshme që PAN, nëse mbetet i pandryshuar, të kaloj në opozitë.

“Z. Haradinaj do t’i ndihmonte shumë Kosovës sikur të tërhiqej nga ky koalicion. Deri në themelimin e Kuvendit ai ka kohë për të reflektuar dhe për të vendosur se a e dëshiron përsëritjen apo ndryshimin. Mendoj që kjo nuk është çështja e guximit por më shumë çështje e përcaktimit”, ka thënë Topalli.

Sipas tij, kërkesa për koalicion të gjerë ka të bëj me frikën e tij se nuk mund të marr vendime për procese të rëndësishme të cilat e presin vendin.

“Po erdhi PAN në qeverisje, me forcën parlamentare që posedon, atëherë do ta ketë të pamundur për të qeverisur. Jo që do të ketë problem për të miratuar marrëveshje dhe çështje për të cilat duhen dy të tretat e votave por edhe për ligje që kërkojnë 61 vota. Por nëse i gjithë angazhimi është për tu bërë edhe njëherë 100 ditë kryeministër, kjo ndoshta edhe mund të ndodhë, por për situatën në të cilën ndodhet vendi kjo do të ishte katastrofale”, ka thënë Topalli.

Mbështetja në votat e pakicave

Duke folur rreth kësaj Topalli po ashtu ka theksuar se do të ishte hera e parë që Qeveria e Kosovës do të mbështetej nga pakica shqiptare, sepse përfaqësuesit e shumicës shqiptare do të ishin në opozitë.

“Mirë do të ishte të kishim një qeveri stabile, të mbështetur gjerësisht dhe të udhëhequr nga Albin Kurti. Dhe kjo do të ishte garanci për ndryshime të mëdha në vende, por jo duke përfshirë brenda sajë edhe strukturat e PDK-ës që kanë hequr kufirin me shtetit dhe partisë. Para rrëzimit të qeverise akuzonte Isa Mustafën për mos-guxim ne marrjen e vendimeve të rëndësishme derisa tani edhe vet kërkon koalicion të gjerë me partitë politike. Duhet të kesh shumë guxim të hysh nga të qenurit opozitë në koalicion parazgjedhor me PDK-në. Pra guximi nuk mungon. Mendoj që në përcaktim duhet të dominoj dimensioni i arsyeshmërisë. Z. Haradinaj ka akoma kohë për vendime të arsyeshme. Besoj që në ditët në vijim do ta shohim se çfarë vlerëson ai më shumë qeverisjen me njerëz të korruptuar, apo qeverisjen me Albin Kurtin të cilit qytetarët e Kosovës ia kanë dhënë besimin për Kryeministër”, ka thënë Topalli.

Frika nga numrat

Analisti politik Hidajet Ahmeti duke folur rreth kësaj çështje ka thënë se  është shume e logjikshme që frika të jetë prezentë në specifikat aktuale të konstulacionit politik, pasi që  rëndësia e numrave në  demokracitë parlamentare dhe determinimi nga numrat e Listës Serbe në përcaktimin e proceseve të rëndësishme për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetësisë është nonsens i llojit të vet.

Image
Hidajet Ahmeti

Sipas tij, ftesa publike nga Ramush Haradinaj për një koalicion të gjerë  më shumë ka të bëjë me frikën nga numrat se sa për vendimet e rëndësishme që e presin qeverinë e ardhshme  në rrugën e ndërtimit dhe konsolidimit të substancës së shtetësisë.

“Në njërën anë z. Haradinaj e ka frikën nga PDK-ja,e cila në traditën e saj politike e në gjenin e saj identitar e ka “tradhtinë” ndaj partnerëve të koalicionit, kurse në anën tjetër është shumë i vetëdijshëm se të varësh nga votat e Listës Serbe për formimin e qeverisë dhe shtyrjen e procese përpara është goxha e vështirë. Në përgjithësi, tendenca e Ramush Haradinjat ka të bëjë më formimin e qeverisë, stabilitetin dhe jetëgjatësinë e saj e mbi të gjitha numrat e Listës Serbe të mos jenë faktor përcaktues  e kushtetues në proceset e vendimeve të rëndësishme për vendin”, ka thënë Ahmeti.

Vendimet e mëdha nuk merren pa shumicën shqiptare

Sipas tij,kjo logjikë katogorike për ndërtimin e qeverisë së ardhshme, duke mos pasur as shumicën e thjeshta parlamentare, e mbi të gjitha brenda kësaj shumice të thjeshtë të jetë përcaktuese Lista Serbe është absurd i llojit të vet.

“Instalimi i kësaj fryme të mbrapsht nuk i kontribuon proceseve dhe logjikës së ndërtimit të  shtetësisë, por as vet Ramush Haradinjat ,edhe nëse arrin t’i realizoj ambiciet e tij të sëmura për të qenë në karrigen e të parit të ekzekutivit”, është shprehur Ahmeti.

Nga ana tjetër, politologu Faik Krasniqi ka thënë se pavarësisht deklaratave të Ramush Haradinaj se me Kadri Veselin u bashkuan për vendime të mëdha për Kosovën, ai është shumë i vetëdijshëm që vendimet e mëdha nuk mund të merren pa një koalicion me shumicë shqiptare.

Image
Faik Krasniqi

Sipas tij, vendimet e mëdha nuk mund të merren pa pasur 2/3 e deputetëve në Kuvend.

“ z.Haradinaj nuk i duhet të bëhet kryeministër, edhe në rast se disa deputetë të koalicion LAA e votojnë për kryeministër, ose disa deputetë kalojnë në bashkëqeverisje me koalicionin PAN, sepse ajo Qeveri pikë së pari do të jetë Qeveri e pakicës, dhe për votimin e ligjeve dhe jetëgjatësia e këtij koalicioni do të ngelet në duart e Listës Serbe. Prandaj, AAK-ja dhe NISMA duhet të bashkohen me VV-në dhe LDK-në për krijimin e një Qeverie me shumicë shqiptare, në mënyrë që të mund të merren vendime dhe procese të rëndësishme për Kosovën” ka thënë politologu Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat