Lufta Speciale e shërbimeve të huaja, veriu i Kosovës në rrezik?!

Politika

Lufta Speciale e shërbimeve të huaja, veriu i Kosovës në rrezik?!

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 8 korrik 2017 Në ora: 09:18
Mitrovica

Mitrovica gjatë fushatës elektorale u vërshua nga premtime të shumta për bashkimin e qytetit, zhvillimin e tij e deri edhe tek Trepça si pasuri e Kosovës. Por zgjedhjet e 11 qershorit në vend bënë që qyteti i ndarë të mbetet i harruar. Po kështu, i haruar mbeti edhe muri që ndan qytetin.

Punimet në urën kryesore mbi lumin Ibër, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, e banuar me shumicë serbe, vazhdojnë të jenë të pezulluara, me vendimin e udhëheqjes lokale të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ura, rekonstruktimin e të cilës po e financon Bashkimi Evropian, ishte paraparë që të hapet për qarkullim të automjeteve me 10 janar të vitit 2017. Pas zhvillimit të ngjarjeve, sikurse ndërtimi i murit mbajtës dhe më pas shembjes së tij, si dhe marrëveshjeve të reja që pasuan, afati për hapjen e urës ishte shtyrë.

Image
Besa Gaxherri

Muri u neglizhua nga shtetit

Besa Gaxherri, deputete e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë për çështja e murit që ndan qytetin e Mitrovicës  është neglizhuar nga shteti apo edhe nuk është menaxhuar si duhet për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjet lokale që do të mbahen.

 “Për shtetin është keq më lenë anash ose më neglizhua keq menaxhu në këtë rast Mitrovicën dhe mua më vjen shumë keq se ketë vit kemi pas zgjedhje të parakohshme të pa nevojshme edhe normal se i kanë vonuar shumë procese në vend. Për shkak të zgjedhjeve dhe tash edhe atyre lokale ne ketë vit nuk mund të merremi fare më proceset e rëndësishme të vendit” ka thëne Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Sipas saj çështja e Mitrovicës edhe e murit fatkeqësisht janë një formë shantazhi i caktuar nga institucione dhe persona të caktuar. Ajo thotë se Kosova duhet të ketë institucione stabile prandaj liderët politik duhet të jenë serioz.

Image
Fadil Kajtazi

Lufta e shërbimeve inteligjente  

Kurse Fadil Kajtazi njohës i çështjeve te sigurisë ka thënë se në politikë nuk ka asgjë të rastësishme dhe sipas tij, kjo i bie që gjerat kontrollohen dirigjohen apo edhe menaxhohen nga dikush.

“Nuk ka dyshim se aparatet politike kanë instrumente të shumta në këtë art. Sidomos aparatet politike te vendeve të fuqishme si për nga dija dhe burimet financiare kanë mundësi të mëdha për të krijuar "raste" ne raport më vendet me kapacitete të kufizuara të dijes dhe financave. Fatkeqësisht ne si shtet i ri bëjmë pjese në kategorinë e shteteve në konsolidim e sipër, pra kemi kufizime në shumë fusha që e përbejnë kurrizin e funksionimit normal të një shteti”.

Sipas tij pretendenti për të denigruar jetën shtetërore në Kosovë, pra Serbia, në raport me Kosovën ka kapacitete të shumta. Kajtazi tha se, faji kryesor është i Kosovës, pasi që vendi nuk arriti që për këto 17 vite të shfrytëzojnë praninë e shendosh ndërkombëtare e cila përpos që ka ndihmuar Kosovën ishte e interesuar që ta zhvilloj.

“Një nga instrumentet më efikase për të krijuar "raste" janë shërbimet inteligjente të cilat zhvillojnë luftë speciale duke përdorur sistemin "duke shkaktuar dhe menaxhuar kriza". Për të fituar epitetin e rutinës para qytetareve të rëndomtë  këto ngjarjet që i shoqërojnë këto aksione, ato kane gjeografi të ndryshme dhe intensitet të ndryshëm ( muri, treni, gazi, ekstremizmi, kufiri, ushtria) i bie sikur te bësh vrima në ujë të cilat sapo fiton përshtypjen se i ke hapur, ato mbyllen” ka thënë Fadil kajtazi.

Image
Hajrullah Ternava

Tërnava: Çështja e veriut po llogaritet si teknike

Eksperti i sigurisë Hajrullah Ternava tha se sipas zhvillime politike në vend dhe në regjion, tani çështja e murit ndarës në Mitrovicë është harruar fare.

“Qeveria në ikje tani ka tjera telashe por po më çuditë mos angazhimi i Kryetarit të pjesës se Jugut,  Agim Bahtiri i cili ishte euforik në fillim dhe jepte shumë premtime për rregullimin e çështjes se urës dhe pjesës Veriore. Tani ne të vërtetë politika regjionale është si po duket ma provokative dhe do te fillon më u marrë me çështje të rëndësishme për rregullimin e marrëdhënieve mes dy shteteve në tërësi Serbi-Kosovë. Një dëshmi që e argumenton këtë  fakt se edhe në këtë situatë ende pa u zgjedhë qeveria e re, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi filloj bisedimet më Presidentin e Serbisë, dhe dhanë fjalë të mëdha që ne të ardhmen do të bisedojnë për çështje të mëdha mes këtyre dy shteteve që të vihet deri të pajtimi më i shpejtë mes dy shteteve dhe dyja bashkë të udhëtojnë drejt BE-së”.

Sipas tij çështja e veriut po llogaritet si çështje lokale teknike e cila do të prolongohet për të ardhmen dhe po u zgjedhën çështjet e mëdha, Veriu do të qetësohet dhe nëse ju jepet autonomi ata do ta marrin përgjegjësinë e asaj pjese. Po ashtu ai tha se koha do ta dëshmoj këtë, sidomos formimi i qeverisë se re e cila doemos duhet të merret më çështjen e Mitrovicës.

Muri dhe veriu të harruar

Gazeta ka provuar të marr një prononcim nga kryetari i qytetit të Mitrovicës por kjo ka qenë e pa mundur, pasi që vazhdimisht na ka thënë se është i zënë dhe se do të na lajmërohet më pas. Po ashtu edhe zyrtarë nga vetëvendosja nuk kanë dashur të komentojnë fare çështjen e murit ndarës të Mitrovices dhe kërkesën e serbeve për autonomi për serbet e veriut.

Image
Muhamet Kelmendi

Muhamet Kelmendi njohës i çështjeve politike në vend ka thëne se jo vetëm muri në Mitrovicë por terë veriu i Kosovës janë harruar.

“Neper këto vende është vendosur pushteti serbomadh. Tash kërkoi Serbia edhe autonomi për veriun dhe për komunat serbe, kërkoj një shtet që de-fakto është rrenim total i shtetit. Pra, muri është gjë e vogël por është simbol i ndarjes dhe i shkatërrimit të shtetit të Kosovës” ka thenë ai duke shtuar se vetë fakti se kjo lojë e murit vazhdon më vite tregon ndarjen e qytetit dhe se nderkombetaret e deshirojnë këtë.

Image
Armend Halimi

Kurse sipas analistit  Armend Halimi  Kosovën e kanë karakterizuar disa ngjarje për një herë, gjë që sipas tij janë bërë qëllimisht ose jo për të tërheq vëmendjen e shoqërisë nga njëra e për tu fokusuar në tjetrën.

“Heshtja momentale ndaj ngjarjeve problematike për kohë të gjatë siç është muri nuk do të thotë që nuk është potencial krize, ngase në vendin tonë është dëshmuar që një shkendi sa do e vogël, ndez në masë reagimin shoqëror ndaj situatave të ndjeshme. Më punën e murit është menaxhuar mire realisht skenari, ngase ka lenë të kuptohet se kjo edhe është paraparë që nga fillimi që të jetë projektuar kështu, por për të qetësuar masën” ka thënë Halimi. Sipas tij muri ndarës në Mitrovicë do të mbetet gjithmonë mollë sherri pavarësisht heshtjes aktuale në vend në lidhje më këtë çështje të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat