Kryeministri, kusht i LDK-së për koalicion me Vetëvendosjen

Politika

Kryeministri, kusht i LDK-së për koalicion me Vetëvendosjen

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 4 korrik 2017 Në ora: 16:46
Krerët e koalicionit, LDK, AKR, Alternativa, dhe Levizja për Drejtësi.

“Këto parti që kanë kërkuar zgjedhje duhet të bëjnë zgjidhje. Ne jemi të gatshëm për me qenë edhe në opozitë por nuk jemi ta gatshëm që më çdo kusht më qeverisje. Më PDK-në jo se jo, kurse më Vetëvendosjen i kemi kërkesat tona, që kryeministër të kemi Avdullah Hoti dhe se programi i LDK-së të jetë prioritet”, ka thënë Besa Gaxherri nga LDK.

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke luajtur rolin kyç ne formimin e Qeverisë. Aktualisht LDK po konsiderohet se është çelësi për të formuar Qeverinë. Zyrtarë nga kjo parti kanë bërë të ditur se ata që kanë dashur ta dëmtojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës tash duhet ta bëjnë qeverinë. Besa Gaxherri deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike te Kosovës ka thëne se Lidhja demokratike e Kosovës në çdo proces që ka pas të beje më Kosovën ka qenë aty gjithmonë.

“LDK ka qenë në pushtet dhe ka udhëhequr qeverinë në kohën kur gjitha partitë politike më vet partnerin që ne e kishim në koalicion dhe gjitha partitë opozitare kanë qenë në bashkëpunim për ta rrezuar qeverinë dhe kanë qenë kundër LDK-së. Në momentin që jemi, LDK ka qenë subjekti i vetëm politik që ka qenë kundër zgjedhjeve të parakohshme të pa nevojshme sepse ka  dhënë argumente të mjaftueshme se zgjedhjet nuk janë zgjidhje dhe përveç kësaj LDK ka dhënë shembull më qeverisjet e pas luftës se si duhet qeveriset vendi” ka thënë ajo.

Sipas Gaxherrit rolin kyç e ka LDK-ja por ketë herë pasi që  është votuar si parti e dytë dhe si koalicion është i treti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat