Mustafa: Partneriteti dhe miqësia me SHBA-ta janë busulla orientuese për Kosovën

Politika

Mustafa: Partneriteti dhe miqësia me SHBA-ta janë busulla orientuese për Kosovën

Nga: H.O. Më: 4 korrik 2017 Në ora: 16:35
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e festës së pavarësisë.

Kryeministri Mustafa në një postim në Facebook ka thënë se SHBA-të janë sot garantuesi dhe mbështetësi më i madh i paqes, lirisë dhe humanitetit në mbarë globin.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës SHBA-ve për kontributin e pazëvendsueshëm.

Postimi i plotë:

Të ndërtuara mbi sakrificat, parimet dhe vlerat më të larta njerëzore, SHBA-të janë sot garantuesi dhe mbështetësi më i madh i paqes, lirisë dhe humanitetit në mbarë globin.

4 Korriku, Dita e Pavarësisë së SHBA-ve, me të drejtë mund të konsiderohet festë e të gjithë popujve dhe shteteve të botës së lirë dhe demokratike.

Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj i janë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve për kontributin e pazëvendësueshëm në arritjet e Kosovës.

Partneriteti dhe miqësia e përjetshme me SHBA-ta janë busulla orientuese e shtetit dhe popullit tonë.

Zoti e Bekoftë Amerikën!

God Bless America!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat