Bëjeni ndryshimin që e kërkuan qytetarët!

Politika

Bëjeni ndryshimin që e kërkuan qytetarët!

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 2 korrik 2017 Në ora: 18:05
Kuvendi i Kosovës

Ndonëse Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, partitë politike ende nuk kanë qëndrime të qarta për mënyrën se si do ta formojnë qeverinë. E vetmja gjë që dihet janë deklarimet zyrtare për refuzimin e koalicionit me PDK-në nga Vetëvendosje dhe Koalicion LDK-AKR-Alternativa.

Në anën tjetër, me pamundësimin e koalicionit PAN për formimin e qeverisë, do t`u pamundësohet inkuadrimi në institucione i ish deputetëve që iniciuan rrëzimin e qeverisë Mustafa, duke qenë se të njëjtit nuk kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit. Qytetarët nuk ua besuan votën, atyre që me këmbëngulje donin rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga LDK dhe Isa Mustafa.

Nait Hasani, Rafet Rama nga PDK-ja dhe Raif Qela Lëvizja për Bashkim, ishin ndër më të hershmit që kërkonin me këmngulje rrëzimin e qeverisë dhe prishjen e koalicionit PDK-LDK. Një gjë të tillë e dëshironte edhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën.

Bajrami ishte inicuese e përgatitjes së mocionit dhe mbledhjes së nënshkrimeve. Në seancën e fundit të Legjislaturës së kaluar e njëjta lexoi pikat e mocionit me të cilat dëshironte ta dërgonte qeverinë Mustafa në shtëpi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat