Zero votë nga LDK-ja për koalicionin PAN

Politika

Zero votë nga LDK-ja për koalicionin PAN

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 30 qershor 2017 Në ora: 16:25
Anton Quni dhe Pal Lekaj

“Asgjë të vërtetë nuk ka, absolutisht asgjë. Zero votë nga LDK-ja për koalicionin PAN. Se çka po duan ata, duhet pyetur ata, por deri më tani asnjë votë nuk e kanë të garantuar prej deputetëve të LDK-së”, ka deklaruar Quni.

Zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-Nisma kanë shtuar zërat në deklaratat e tyre të fundit se për formimin e Qeverisë së re, ata kanë siguruar numrat përmes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehur i bindur se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe se ai do të marrë vota edhe nga deputetët e LDK-së.

“Ka deputetë të subjekteve politike, përfshirë edhe LDK-në, që do ta votojnë Haradinajn”, ka thënë Lekaj.

Por, deklaratën e Lekajt, e ka demantuar në një prononcim për gazetën “Bota sot” deputeti i LDK-së Anton Quni.

Ky i fundit, ka mohuar kategorikisht se deputetë të partisë së tij, do të votojnë për kandidatin për kryeministër të PAN-it, Ramush Haradinaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat