Kushtetuesja i përgjigjet Gjykatës Speciale, pritet ngritja e aktakuzave të para

Politika

Kushtetuesja i përgjigjet Gjykatës Speciale, pritet ngritja e aktakuzave të para

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 28 qershor 2017 Në ora: 10:55
Avokati Florin Vërtopi nga Oda e Avokatëve

Hyrja në fuqi e Rregullores së procedurave dhe provave, do t’i hap rrugën ngritjes së aktakuzave të para nga ana e Gjykatës Speciale.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të shpall sot aktvendimin lidhur me Rregulloren e procedurave dhe provave të Gjykatës Speciale.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën “Bota sot” avokati Florin Vërtopi nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Duke folur rreth asaj, se çfarë po ndodh me ngritjen e aktakuzave nga Gjykata Speciale dhe sa po pengohet puna e kësaj gjykate, Vërtopi ka thënë se pa hyrë në fuqi Rregullorja e procedurave dhe e provave, nuk ka bazë juridike për ngritje të aktakuzave.

“Tash jemi në pritje të aktvendimit të dhomës së specializuar të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me referimin e kësaj rregullore. Me datë 28, kryetarja e dhomës së specializuar të Gjykatës Kushtetuese do ta shpallë aktvendimin. Prandaj, unë mendoj se nuk ka mundësi të ndërhyrjes në këtë proces, sepse ky proces mjerisht është i pandalshëm dhe sigurisht se do të zgjat minimum edhe nja 5 (pesë) vite”, ka thënë Vërtopi.

Sipas tij, akuzat e para mund të ngritën pasi të hyjë në fuqi kjo rregullore dhe pasi të fillojë të funksionojë "e drejta në mbrojtje nga avokati.”

“Me ngritjen e akuzave mund të ketë edhe arrestime, e ne këtë rast është e domosdoshme edhe "e drejta në avokatin", ka thënë Vërtopi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat