Kushtet e LDK-së për koalicionin me Vetëvendosjen

Politika

Kushtet e LDK-së për koalicionin me Vetëvendosjen

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 26 qershor 2017 Në ora: 16:51
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Vetëvendosje dhe LDK asnjëherë nuk janë përputhur në qëndrime. Madje, kundërshtimi i marrëveshjeve të Brukselit me anë të gazit lotsjellës, përgjatë mandatit të kaluar, ka bërë që LDK-ja edhe tash të kërkoj nga kjo parti heqjen dorë nga veprimet e së kaluarës.

Ftesa e krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, tashmë është zyrtare. Vetëvendosja, me kushtin e saj për postin e Kryeministrit, e ka ftuar LDK-në për bashkëqeverisje, në mënyrë që të pamundësohet qeverisja e koalicionit PAN, që si i tillë i fitoi zgjedhjet e 11 qershorit.

Mirëpo, Vetëvendosje dhe LDK asnjëherë nuk janë përputhur në qëndrime. Madje, kundërshtimi i marrëveshjeve të Brukselit me anë të gazit lotsjellës e dhunës, përgjatë mandatit të kaluar, ka bërë që LDK-ja edhe tash të kërkoj nga kjo parti heqjen dorë nga veprimet e së kaluarës.

Deputeti i sapo zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni i cili është edhe ndër më të votuarit ditë më parë ka deklaruar se do ta mbështet koalicion me Vetëvendosjen, me kusht që kjo e fundit heqë dorë nga dhuna.

“Ne do ta diskutojmë në strukturat e partisë çështjen për koalicionin me Vetëvendosjen. Janë organet e partisë që vendosin. Unë edhe me herët e kam thënë se nëse Vetëvendosje heq dorë nga dhuna, e mjetet që ka përdorë në të kaluarën, atëherë unë do të jem një avokat i fuqishëm I koalicionit me Vetëvendosjen”, ka deklaruar Anton Quni për gazetën “Bota sot” para disa ditësh.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat