Ambasada amerikane mesazh të fuqishëm qeverisë për zyrtarët e korruptuar

Politika

Ambasada amerikane mesazh të fuqishëm qeverisë për zyrtarët e korruptuar

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 26 qershor 2017 Në ora: 13:55
Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie

Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetëror ka treguar edhe një herë se pushteti dhe politika vazhdojnë të shihen si mundësia më e lehtë për pasurim të shpejtë në Kosovë, ani pse papunësia dhe zhvillimi ekonomik vazhdojnë të jenë në nivel të njëjtë.

Transparenca ndaj qytetarëve të Kosovës nga politikanët deri më tani ka munguar gjithmonë, por është përpjekje që të bëhet deklarimi i pasurisë dhe të dihen financat e tyre.

Ambasada e Amerikës në Kosovë, në një përgjigje ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ata mbështesin punën e Agjencisë Anti-korrupsion dhe kërkojnë që të ketë transparencë.

Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, J. Michelle Schohn, ka thënë se SHBA shpreson që Qeveria e re, përpjekjet kundër korrupsionit, t’i bëjë një prioritet.

“Ne mbështesim punën e Agjencisë Anti-Korrupsion si dhe të tjerët në qeveri dhe shoqëri civile, të cilët po punojnë që të ketë më shumë transparencë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ne mirëpresim bashkëpunimin e figurave publike, të cilat ofruan informata lidhur me financat e tyre personale. Transparenca është pjesë integrale e përpjekjeve antikorrupsion dhe përparimi në këtë fushë është qenësor që Kosova të vazhdojë tutje rrugëtimin drejt integrimit Euro-Atlantik. Shpresojmë se kur ajo të formohet, qeveria e re do t’i bëjë përpjekjet antikorrupsion një prioritet”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, J. Michelle Schohn për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat