Fati i 1 mijë e 666 të pagjeturve shqiptarë, peng i Serbisë dhe bisedimeve në Bruksel

Politika

Fati i 1 mijë e 666 të pagjeturve shqiptarë, peng i Serbisë dhe bisedimeve në Bruksel

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 20 qershor 2017 Në ora: 18:40
18 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë, ndërsa janë 1 mijë e 666 trupa të njerëzve që ende nuk janë gjetur pas gjithë këtyre viteve.

“E para është çështje është se kjo problematikë është dashur të dialogohet edhe me palën serbe, sepse fati i tyre është në duart e shtetit serb, fati i të pagjeturve dhe kur dihet se është shkaktuar nga një komandë shtetërore e tyre. E dimë qartë se nëpër arkivat serbe janë saktë edhe viktimat edhe vendet dhe për fat të keq kjo mbetet peng edhe falë politikës”, ka pohuar Lirije Kajtazi për “Bota sot”.

Kanë kaluar 18 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë, ndërsa janë 1 mijë e 666 trupa të njerëzve që ende nuk janë gjetur pas gjithë këtyre viteve. Pavarësisht kohës së kaluar, çështja e të zhdukurve vazhdon të jetë një çështje e rëndësishme e cila ende nuk është zgjidhur nga asnjë qeveri.

Në fushatën elektorale para zgjedhjeve të 11 qershorit, partitë politike nuk kanë lënë pa e përmendur edhe çështjen e fatit të të pagjeturve.

Pothuajse,  secili kandidat për Kryeministër është zotuar se do të punojë për zbardhjen e fatit të këtyre personave. Mirëpo, asnjëri nuk ka treguar formën se çfarë do të bëjnë ata që kjo çështje të mos mbetet më pezull ndër vite.

Përfaqësues të partive politike në Kosovë dhe analistët politikë, kanë kërkuar që Serbia të kushtëzohet në bisedime, sepse, sipas tyre në këtë mënyrë do të zbardhet fati i të pagjeturve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat