DnV: Zgjedhje të qeta, por me disa parregullsi

Politika

DnV: Zgjedhje të qeta, por me disa parregullsi

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 15:36
Konferenca e DNV

(E plotësuar) -Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, vlerëson se zgjedhjet e mbajtura dy ditë më herët kanë qenë të qeta dhe nuk janë prekur nga shkelje të rënda dhe të dhunshme, të cilat mund ta minonin besimin e publikut në procesin zgjedhor.

Por, që përjashtim bënë periudha e fushatës zgjedhore në komunat me shumicë serbe, ku sipas zyrtarëve të DnV, atmosfera e fushatës ka qenë e tensionuar dhe votuesit janë ndjerë të frikësuar.

Albert Krasniqi, nga DnV, tha se gjatë ditës së zgjedhjeve nuk ka pasur incidente serioze, por që nga vëzhguesit e tyre janë regjistruar disa parregullsi gjatë votimit, siç  janë cenimi i fshehtësisë së votimit që është shprehur përmes votimit familjar, i njëjti person ka asistuar më shumë se njëherë, di dhe votimi jashtë kabinave të votimit.

Krasniqi: Gjatë ditës se zgjedhjeve nuk ka pasur incidente serioze

“Gjatë ditës se zgjedhjeve nuk ka pasur incidente serioze por nga vëzhguesit tanë janë vërejtur një sërë parregullsive të cilat janë: cenimi i shtetësisë së votimit që është shprehur përmes votimit familjar ose kur dy ose më shumë persona kanë qëndruar prapa kabinës së votimit, pastaj kur i njëjti person ka asistuar më shumë se njëherë votuesit si dhe votim jashtë kabinave të votimit. Parregullsi tjetër ka qenë përmes fotografimit të votës, pastaj keqpërdorim i së drejtës së votimit që është shprehur përmes votimit të votuesve të votuar më shuam se një herë, por këto raste janë identifikuar dhe parandaluar prej komisionarëve, po ashtu presion i mundshëm ndaj votueseve që mund të interpretohet nga prania e personave të pa autorizuar në qendrat e votimit apo në vendvotime, ky numër ka qenë jashtëzakonisht i lartë në orët e paradites por që ka filluar të bie më pasta j”, tha ai.

Po ashtu, Krasniqi tha se ka pasur privim i së drejtës së votimit për personat me aftësi të kufizuar për shkak të mungesës së infrastrukturës adekuate për qasje në të gjitha vendvotimet.

Pasaktësia e listës së votuesve vazhdon të mbetet element negativ në të gjitha proceset zgjedhore në Kosovë, përkundër disa përpjekjeve institucionale për ta pastruar listën e votuesve nga personat e vdekur, shumë nga ta vazhdojnë ti kenë emrat në listë, kështu tha Albert Krasniqi, nga DnV.

Sa i përket numrin të fletëvotimeve të pavlefshme, Krasniqi tha është shqetësuese, duke e pasur parasysh që nga zgjedhjet e vitit 2007, 2017 është një trend të rritjes së këtij numri. Ai tha se KQZ duhet të bëjë hulumtim dhe analizim të shkaqeve që kanë shkaktuar rritjen e këtij numri.

Krasniqi: Numri i lartë i fletëvotimeve të pavlefshme është shqetësues

“Numri i lartë i fletëvotimeve të pavlefshme është shqetësues, veçanërisht kur kemi faktin se nga zgjedhjet e 2007, 2010 është një trend të rritjes së këtij numri, përkundër që sistemi zgjedhor ka mbetur i njëjtë. KQZ duhet që sa më parë të bëjë hulumtimin dhe analizimin e shkaqeve që kanë shkaktuar rritjen e këtij numri dhe ti hap kutitë e votimit ku ka pasur numër të lartë të kutive për ta bërë një auditim të saktë. Menjëherë duhet të merren masa të nevojshme për të iu adresuar problemeve të identifikuara mbi të gjitha KQZ duhet të bëjë përpjekje të shtuara për edukim dhe informim të votuesve për mënyrat e votimit me qëllim që të zvogëloj numrin e votave të pavlefshme”, tha ai.

Krasniqi tha se fenomen i ri në këto zgjedhje ka qenë akreditimi i një organizate jo qeveritare e cila nuk është tatim pagues aktiv që nuk ka përvojë në vëzhgimin e zgjedhjeve, numri i madh i vëzhgueseve të akredituar nga kjo organizatë ka ngritur dyshime dhe lidhet me subjekte të caktuara politike që kanë mbaruar në zgjedhje.

Po ashtu, Krasniqi tha se burimet e financimit të subjekteve politike vazhdon të mbetet problematike.

Krasniqi: Burimet e financimit vazhdon të mbetet problematike

“Burimet e financimit dhe transparenca financiare e subjekteve politike vazhdon të mbetet problematike, prandaj duhet të zhvillohet mbikëqyrje më e madhe e financave të tyre, sidomos sa i përket respektimit të kufizimeve që janë përcaktuar nga KQZ për këtë fushatë zgjedhore”, tha ai.

Albert Krasniqi, nga DnV tha se prania e mediave në tubimet e fushatës zgjedhore ka qenë e kënaqshme dhe të njëjtit nuk janë penguar për të raportuar lirshëm.

Krasniqi: Numri i madh i fletvotimeve të pavlefshme shqetësues

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim, ka mbajtur një konferencë lidhur me vlerësimin preliminar për procesin zgjedhor.

Albert Krasniqi, nga KDI  tha se zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe nuk janë prekur nga shkelje të rënda dhe të dhunshme. 

“Gjatë ditës së zgjedhjeve nuk ka pasur incidente serioze, por që janë regjistruar parregullësi gjatë votimit si cenim i fshehtësisë së votimit që është shprehur permes votimit familjar, votimi jashtë kabinave të votimit. Po ashtu, ai tha se pasaktësia e listës së votuesve vazhdon të mbetet element negativ në të gjitha proceset zgjedhore. Si dhe numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme ështe shqetësues”, tha Krasniqi.

 Krasniqi tha se burimet e financimit dhe transparenca financiare e subjekteve politike vazhdon të mbetet problematike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat