Media austriake: Zgjedhjet në Kosovë ishin protestë ndaj partive tradicionale, shkaku i Speciales është e vështirë të sjellësh racionalitet në veprim

Politika

Media austriake: Zgjedhjet në Kosovë ishin protestë ndaj partive tradicionale, shkaku i Speciales është e vështirë të sjellësh racionalitet në veprim

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 12 qershor 2017 Në ora: 18:52
Ilustrim

Partitë tradicionale nuk janë votuar, shkruan fillimisht e majta austriake “Der Standard”.

Ishte një protestë klasike zgjedhore. Të dielën, gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë nuk u votuan partitë tradicionale - opozita radikale Vetëvendosja - ka fituar shumicën e votave. Në fakt zhgënjimi në vendin e vogël ballkanik është i madh. Nga Pavarësia në 2008 nuk është zhvilluar as ekonomia as gjendja sociale. Por ka edhe probleme me sovranitetin pasi nuk njihet nga Serbia, Rusia dhe pesë shtete të BE. Shumë banorë të Kosovës kërkojnë të largohen drejt BE, ose më mirë me thënë drejt Gjermanisë dhe Zvicrës, sesa të presin vendin të integrohet në union, përcjell botasot.info.

Në Kosovë akoma nuk janë liberalizuar vizat, për shkak se nacional populistët e Vetëvendosjes e shmangën me dhunë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Edhe përfaqësuesit e partive të dala nga UÇK, kanë folur kundër Europës muajt e fundit, përkundër që raportuesja e BE për Kosovën Ulrike Lunacek dhe komisioneri për zgjerim Johannes Hahn kanë bërë shumë për vendin. Populli është konfuz, pasi në vjeshtë priten aktakuzat e para për ish liderët e UÇK. Ata e dijnë: se kur përflitet tepër mund të arrestohen edhe hierarkia e UÇK. Jo-zyrtarisht mësohet se politika e brendshme e Kosovës merret me këtë temë. Për atë është shumë e vështirë të sjellësh racionalitet në veprim.

Nga këto zhvillime qytetarët mbesin në qorrsokak./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat