Reçica viziton qendrën rekreative më të madhe në Ballkan

Politika

Reçica viziton qendrën rekreative më të madhe në Ballkan

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 21:18
Elmi Reçica, ka vizituar sot një biznes në qytetin e tij, Ferizajn

Kandidati për deputet nga Koalicioni, PDK-AAK-Nisma, Elmi Reçica, ka vizituar sot një biznes në qytetin e tij, Ferizajn. Ai ka thënë se kjo qendër rekreative është më e madhja në Ballkan. Reçica në një status në Facbook ka thënë se ky investim është i mirëseardhur për këtë vend.

“Vizitova kompleksin “Ujëvara”, si dhe pata rastin të shoh nga afër punimet për ndërtimin e qendrës më të madhe rekreative në Ballkan, një investim shumë i madh dhe i mirëseardhur për Ferizajn. #FillimiRi”, ka shkruar Reçica në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat