"Ne trashëgimtarët e Rugovës do ta bëjmë Kosovën të zhvilluar dhe në miqësi të përhershme me SHBA"

Politika

"Ne trashëgimtarët e Rugovës do ta bëjmë Kosovën të zhvilluar dhe në miqësi të përhershme me SHBA"

Nga: H.O. Më: 6 qershor 2017 Në ora: 19:19
LDK-Istog

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti në një postim në Facebook ka thënë se Istogu është dëshmia e fuqisë së LDK-së.

Ai thotë se jemi trashëgimtarë politikë të Rugovës, të cilët pas fitores Kosovën do ta bëjnë të zhvilluar dhe në miqësi të përhershme me SHBA.

“Istogu i Presidentit Rugova është dëshmia më e fuqishme e konsistencës politike të LDK-së. Ne, Brezi i Republikës, jemi trashëgimtarët politikë të Rugovës, të cilët pas fitores së 11 qershorit do ta bëjmë Kosovën të zhvilluar, anëtare të familjes evropiane dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara. AH”, shkruan Hoti./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat