Der Standard: Rusia tenton të shtrijë ndikimin në Ballkanin perëndimor, përveç Kosovës dhe Shqipërisë

Politika

Der Standard: Rusia tenton të shtrijë ndikimin në Ballkanin perëndimor, përveç Kosovës dhe Shqipërisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 5 qershor 2017 Në ora: 19:16
Imazhi nga shtyerja e presidentit Donald Trump kundër kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq

Nga e hëna Mali i Zi është zyrtarisht vend anëtar i NATO. Të gjitha vendet e Adriatikut janë pjesë e aleancës dhe u mbulua boshllëku që ekzistonte mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Për ceremoninë e pranimit, kryeministri Dushko Markovic udhëtoi drejt Uashingtonit. Në këtë ceremoni nuk do marrë pjesë vetëm shefi i NATO, Jens Stoltenberg, por për befasi edhe zv.presidenti amerikan Mike Pence. Nga diplomatët ky gjest shihet si nderim pas asaj shtyerje të pasjellshme të presidentit Donald Trump në 26 maj kundrejt Markovicit. Për Malin e Zi, videoja e shtyrjes ishte reklamë falas. Mali i Zi me 620.000 banorë u bë kryetema e mediave prestigjioze, shkruan “Der Standard”.

Solidariteti me Malin e Zi

Qindra amerikanë janë paraqitur pranë ambasadës malazeze në Uashington për të kërkuar falje për gjestin e presidentit Trump. Edhe në Berlin kanë ardhur emaile me përmbajtje të ngjashme. Mali i Zi kishte pritur shumë gjatë ratifikimin e SHBA dhe nënshkrimin e Trump, pasi edhe atje ishte lobuar kundër anëtarësimit të Malit të Zi. Rusia ishte padyshim kundërshtarja e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, pasi humbte ndikimin mbi Ballkanin. Shteti që ka armatë prej 2000 vetësh dhe që njihet kryesisht për shkak të turizmit, ka hapur 26 nga kapitulli 35 i anëtarësimit të saj në BE. Megjithatë anëtarësimi në NATO solli irritime të mëdha. Qeveria malazeze pretendon se agjentët rusë përgatitët tentativën e Grusht shtetit në 16 tetor 2016. Dy rusë janë në hetime. Moska ka kërkuar pas krizës së Ukrainës 2014 që të shtrijë ndikimin ekonomik dhe politik mbi Maqedoninë, Bosnjën, Serbinë, Malin e Zi, por edhe mbi Kroacinë. Dhe për këtë përdor propagandën e saj mediatike. Marrëdhëniet e këqija mes Moskës dhe Podgoricës arritën majat të dielën, kur kryeparlamentari malazes Miodrag Vukovic u shpall Persona non grata nga autoritetet ruse./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat