Zgjedhja e “kriminelëve”, sjellë pasoja të rënda për Kosovën

Politika

Zgjedhja e “kriminelëve”, sjellë pasoja të rënda për Kosovën

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 5 qershor 2017 Në ora: 18:32
Subjektet politike e patën shansin që në listat zgjedhore të përfshijnë emra që nuk kanë probleme me ligjin

“Kandidimi, e më pas zgjedhja e njerëzve me precedentë penalë prodhon pasoja të rënda. Këta njerëz e kanë në dorë rregullimin e jetës sonë, e kanë në dorë të ardhmen tonë. Këta njerëz votojnë ligjet, këta njerëz zgjedhin qeverinë. Këta njerëz vendosin kah ta çojnë atdheun tonë’, ka thënë analisti politik Ymer Mushkolaj.

Ditë më parë Ambasadori i Britanisë  O’Connell ka bërë thirrje që në zgjedhje të mos votohen kriminalët. “Unë kurrë nuk do të votoja për një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre”, ka thënë Ambasadori i Britanisë O’Connell i cili i është bashkuar fushatës #AsUne, përmes së cilës bëhet thirrje që të mos votohen kandidatët e korruptuar në zgjedhjet e 11 qershorit”.

Nga ana tjetër njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se askush në botë nuk duhet t'i votojë kriminelët, pasi sipas tyre duhet pasur parasysh faktin që në Kosovë të gjithë ata që janë shpallur kriminel, janë prapa grilave.

Analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë se përpara se të jetë punë e ndërkombëtarëve, ambasadorëve e kujdo qoftë  tjetër, ndëshkimi i kandidatëve korruptuar është punë e jona, është obligim yni.

Sipas tij, subjektet politike e patën shansin që në listat zgjedhore të përfshijnë emra që nuk kanë probleme me ligjin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat