Pacolli: T’i largojmë nga pushteti njerëzit që kanë zhvatur Kosovën

Politika

Pacolli: T’i largojmë nga pushteti njerëzit që kanë zhvatur Kosovën

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 19:11
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, të shtunën i ka bërë thirrje elektoratit që të dalë masovikisht në zgjedhjet e 11 qershorit, në mënyrë që të largohen nga pushteti, siç u shpreh ai, njerëzit që kanë zhvatur Kosovën për vite me radhë.

Aleanca Kosova e Re, me një pjesëmarrje masive të qytetarëve të Hajvalisë, ka hapur fushatën zgjedhore në Hajvali të Prishtinës, ku bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Ky koalicion do ta krijojë një qeveri ndryshe për Kosovën. Ju bëj thirrje të gjithëve që të dilni me 11 qershor masovikisht dhe t’i largojmë nga pushteti njerëzit që e kanë keqpërdorur besimin e tuaj dhe kanë zhvatur Kosovën për vite me radhë”, tha Pacolli.

Ai tha së ka ardhur koha që të gjithë së bashku ta votojnë të nominuarin për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, pasi sipas tij ai është alternativa e vetme.

Lideri i AKR-së premtoi se Hajvalia dhe i gjithë Gollaku do të qëndrojnë pas Hotit dhe koalicionit të shpresës.

Ndërsa kandidati për kryeministër Avdullah Hoti ka premtuar se koalicioni i shpresës do të bëjë kontratë me qytetarë, e cila siguron zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe ardhmëri me prosperitet, duke shtuar se kjo kontratë do të zbatohet në përpikëri.

Hoti iu ka bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë koalicionin e shpresës dhe ka shtuar se, është e vetmja alternativë që do të ofrojë arsimim cilësor, shtet të së drejtës dhe pa korrupsion.

Ai kërkoi nga qytetarët që ta vlerësojnë vetë se kush e mban fjalën dhe kush nuk e ka mbajtur asnjëhe

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat