Padia për krime lufte shuan ëndrrën e kalbur të Serbisë ndaj Kosovës

Politika

Padia për krime lufte shuan ëndrrën e kalbur të Serbisë ndaj Kosovës

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 1 qershor 2017 Në ora: 18:15
Kriminelët serbë

Ndonëse kanë kaluar 18 që nga lufta e përgjakshme në të cilën Kosova përjetoi gjenocidin më të tmerrshëm në historinë e saj të shkaktuar nga regjimi serb, autoritetet e Kosovës, ende përveç fjalëve nuk kanë bërë ndonjë hap në drejtim të paditjes së Serbisë. Si pasojë e kësaj, plagët e familjarëve të qytetarëve që u vranë e u zhdukën gjatë luftës, vazhdojnë të ripërtërihen vit pas viti.

Gjatë luftës 1998-1999, Kosovës iu vranë rreth 14 mijë persona, iu dhunuan 20 mijë 400 gra dhe vajza shqiptare, iu dëmtuan dhe ju shkatërruan tërësisht 128 mijë shtëpi e mbi 360 objekte shkollore, derisa rreth 900 mijë shqiptarë u dëbuan dhunshëm për të vazhduar me shkurtin e vitit 2000 ku u vranë 11 persona dhe u dëbuan 11 mijë 364 shqiptarë nga shtëpitë e tyre në Mitrovicë. Këto të dhëna janë publikuar vitin e kaluar.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi muaj më parë, për gazetën “Bota sot”, ka bërë të ditur se do të ketë padi ndaj Serbisë për gjenocid. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat