Hoti: Lehonia 12 muaj me pagesë, për gratë që nuk punojnë 50% e pagës minimale

Politika

Hoti: Lehonia 12 muaj me pagesë, për gratë që nuk punojnë 50% e pagës minimale

Më: 28 maj 2017 Në ora: 11:05
Avdullah Hoti, gjatë një Konference për barazinë gjinore

(E plotësuar) - Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë mandatit të ri qeverisës do të krijojnë legjislacioni që mundëson pushimin e lehonisë 12 muaj me pagesë, ndërsa gratë që nuk janë të punësuara, do të marrim gjatë një viti 50% të pagës minimale në Kosovë.

Këto premtime Hoti i bëri gjatë një konference për barazinë gjinore.

Hoti: 12 muaj pushim të lindjes me pagesë

“Do të ofrojmë përkujdesje të plotë për gratë, për gratë lehona në veçanti, për gratë e punësuara ne do të kujdesemi që ato të marrinë 12 muaj pushim të lindjes me pagesë, për gratë lehona që nuk janë të punësuara do të kujdesemi që të marrin 50% të pagës minimale për 12 muaj e parë, do të kujdesemi gjithashtu për trajtim adekuat për viktimat e dhunës”, deklaroi kandidati për kryeministër të Kosovës.

Hoti iu ka premtuar grave përfaqësim të plotë dhe të dinjëtetshëm në të gjitha institucionet, si dhe zbatimin e udhëzimit administrativ për regjistrimin e pronës në bashkëpronësi.

Hoti: Garantojmë përfaqësim të plotë të grave

“Do të garantojmë përfaqësim të plotë dhe të dinjtetshëm të grave në qeveri, në agjenci, në qeverinë qendrore dhe lokale, në diplomaci dhe në të gjitha institucionet e tjera duke caktuar edhe kuota aty ku është e nevojshme që të kemi përfaqësim adekuat . Do të zbatojmë në përpikëri udhëzimin administrative për regjistrimin e pronës  në bashkëpronësi jo vetëm për pronat e reja tash që regjistrohen por duke u kthyer prapa edhe për pronat që tani më janë  të regjistruara dhe do të kujdesemi që çdo ligj i ri që nxirret të merr parasysh aspektin e ndikimit gjinor”, ka deklaruar Hoti.

Ndërkaq për fushën e ekonomisë, Hoti ka thënë se Qeveria që ai do të drejtojë do të mbështes me subvencione dhe grante të gjitha bizneset e grave, në veçanti gratë të cilat merren me sektorin e bujqësisë.

Hoti: Do të ofrojmë subvencione dhe grante për gratë

“Në veçanti do të kujdesemi që në bujqësi gratë të kenë kuot dhe grante të subvencioneve. Gratë që vet punësohen do të marrinë mbështetjen e plotë përmes granteve për të blerë pajisjet dhe makineritë për biznesin e tyre, ndërkaq gratë që janë kryefamiljare do të kenë mbështetje të veçantë në të gjitha drejtimet si në bujqësisë i në profesionet tjera. Në kuadër të fondit për zhvillimit që jemi duke e finalizuar do të mbështesim bizneset e grave në veçanti”, ka shtuar Hoti.

E pranishme në këtë konferencë ka qenë edhe kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Lirije Kajtazi e cila ka thënë se programi qeverisës i Hotit avancon pozitën e gruas në shoqëri.

Kajtazi: Oferta më e mirë për të gjitha gratë

“Kemi bërë një platformë shumë të mirë e cila është një ofertë e mirë për të gjitha gratë, qytetarët në përgjithësi ngase një qytetar i disponuar është më i dinjëtetshëm, dhe kur është më i dinjëtetshëm natyrisht është edhe më ndërtues”, ka thënë Kajtazi.

Sa i përket fushës së arsimit, Hoti ka thënë se do të sigurojnë pjesëmarrje të barabartë të femrave në arsimin e mesëm dhe të lartë, përmes bursave, sidomos në profilet më deficitare për femra.

***

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një Konference për barazinë gjinore që u mbajt të dielën në Prishtinë, ka thënë se gjatë mandatit të ri qeverisës do të krijojnë legjislacioni që mundëson pushimin e lehonisë 12 muaj me pagesë, ndërsa gratë që nuk janë të punësuara, do të marrim gjatë një viti 50% të pagës minimale në Kosovë.

“Në fushën e mirëqenies sociale gratë do të kenë përkujdesje të plotë shëndetësor. Për gratë lehona, të cilat janë të punësuara, do të marrin 12 muaj pushim të lindjes, me pagesë. Ato të cilat nuk janë të punësuara, do të marrin 50% të pagës minimale për 12 muaj. Do të kujdesemi për trajtim adekuat të viktimave të dhunës, përmes qeverive lokale dhe organizatave jo-qeveritare të certifikuara për këtë qëllim”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se përkujdesja sociale për gratë është njëra nga katër shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës.

“Programi ynë për fuqizimin e grave dhe vajzave mbështetet në katër shtylla kryesore: Fuqizimi i grave me ligj; Mbështetja e grave përmes arsimit; Mbështetja në shëndetësi dhe mbrojtja sociale dhe Mbështetja e grave në ekonomi”, ka thënë Hoti.

Image

Ai ka thënë se nëpërmes Fondit për Zhvillim që do të krijohet gjatë mandatit të ri qeverisës do të subvencionohen të gjitha bizneset e grave pa asnjë përjashtim.

Sa i përket fushës së ekonomisë Hoti ka thënë se në bujqësi, gratë do të kenë kuotë të veçantë për subvencione dhe grante.

“Gratë që vetëpunësohen në ofrimin e shërbimeve apo produkteve nga shtëpia, do të mbështeten me grante për pajisje dhe makineri për biznesin e tyre. Gratë që janë kryefamiljare, do të kenë mbështetje të veçantë në të gjitha skemat e mbështetjes. Në kuadër të Fondit për Zhvillim, do të mbështeten bizneset e grave në veçanti”, ka thënë kandidati për kryeministër.

Hoti ka thënë se do të zbatojmë me përpikëri Ligjin për barazi gjinore dhe ligjet e tjera që përkrahin, mbrojnë dhe fuqizojnë rolin e grave në shoqërinë tonë. “Do garantojmë përfaqësim të plotë dhe të barabartë të grave në institucione qendrore dhe lokale, në agjenci, në diplomaci dhe në institucione të tjera”, ka thënë ai.

Sa i përket fushës së arsimit, Hoti ka thënë se do të sigurojmë pjesëmarrje të barabartë të femrave në arsimin e mesëm dhe të lartë, përmes bursave, sidomos në profilet më deficitare për femra.

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Lirije Kajtazi ka thënë se gjatë mandatit të tij si ministër i Financave, Hoti ka treguar përkujdesje të madhe për iniciativat dhe projektet e grave. Ajo ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të ri qeverisës, zëri i grave do të dëgjohet më shumë dhe hapësirat në procesin e vendimmarrjes do të jenë edhe më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat