Osmani tregon se cili lider ia ofroi kandidataturën për kryeministre

Politika

Osmani tregon se cili lider ia ofroi kandidataturën për kryeministre

Më: 24 maj 2017 Në ora: 22:01
Vjosa Osmani

Kandidatja për deputete nga koalicioni LDK-AKR, Vjosa Osmani ka thënë në një intervistë për emisionin “Komiteti” në RTV Dukagjini, ka komentuar listën e kandidatëve për deputetë të partisë së saj, koalicionet që formoi LDK-ja dhe prurjet e reja në këtë parti.

Vjosa Osmanit u rendit e 81-ta në listën ku u tha se mund të mos ishte fare për shkak të kundërthënieve me kreun e LDK-së, Isa Mustafën. Ajo thotë se kishte pasur zyrtarë të partive të tjera të koalicionit që i kishin ofruar vendet e tyre për Vjosën.

Por, anëtarja e LDK-së ka bërë të ditur se kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e kishte propozuar atë që të nominohej prej kryeministres dhe i ishte treguar i gatshëm për t’ia liruar numrin dy në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

“Është e vërtetë që Pacolli më ka ofruar postin e kryeministres dhe ma ka ofruar numrin dy”, ka thënë Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat