LDK shpalos prioritetet e Hotit: Me këtë program do ta rimarrim Qeverinë

Politika

LDK shpalos prioritetet e Hotit: Me këtë program do ta rimarrim Qeverinë

Edona Osmanaj Nga Edona Osmanaj Më 21 maj 2017 Në ora: 09:12
Tubimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës, ditë më parë, ka zyrtarizuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit, pas tërheqjes se Isa Mustafës për të marrë kreun e ekzekutivit.

Avdullah Hoti, i cili angazhimin e tij në politikë i filloi në fillim të vitit 2006, shquhet më shumë për përgatitje profesionale se sa për populizëm dhe duke qenë kështu, pritet që në këto zgjedhje të sjellë një frymë të re në qeveriisjen e vendit. Kështu është vlerësuar nga bashkë partiakë të tij, por edhe analistët politikë.

Nga partia e tij, Hotin e kanë vlerësuar si njeri të urtë, i cili me aftësitë dhe dijen e tij ka kapacitetin e duhur për ta çuar vendin në zhvillim të sigurt dhe në veçanti do të merret me probleme konkrete të shtetit dhe të qytetarëve.

LDK: Hoti do të merret me probleme konkrete të qytetarëve

Image
Sadri Ferati nga LDK-ja

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Hoti është një preson me kredibilitet, i dëshmuar profesionalisht dhe që ka afinitete të punës në grup.

“Hoti do t’ia dalë ta ushtrojë shkëlqyeshëm rolin e kryeministrit, në mbështetje të koalicionit, por unë dhe gjithë të tjerëve, jemi të bindur se progresi do të jetë i garantuar”, ka thënë Ferati.

Tutje, ai ka nënvizuar se LDK, tani edhe më shumë do të reflektojë dhe do të merret edhe më shumë me probleme konkrete të shtetit dhe të qytetarëve. 

“Vet programi i LDK-së do të jetë shumë i qartë dhe shumë pragmatik, që do të krijojë një perspektivë të zhvillimitekonomik në rend të parë, por edhe i mirëqeniessë qytetarëve me investime kualitative në infrastrukturë të gjerë, si dhe integrimet e Kosovës në strukturat euroatlantike”, ka theksuar Ferati.

Ferati po ashtu ka përmendur edhe synimet e partisë së tij.

“Të gjitha kuadrot e saj që nga themelimi, janë të bindur në parimet e saj, që gjithmonë qasja e saj ka qenë për interesin shtetëror dhe të qytetarëve”, është shprehur ai, derisa ka theksuar se temat populiste për sjellje të votave,  nuk  sjellin dobi të mëdha për shtetin e as për qytetarët.

Ndërsa, njohës të çështjeve politike dhe të ekonomisë, për kandidaturën e Hotit, kanë thënë se ai potencialisht mund të sjellë risi në politikën aktuale, ngase sipas tyre, ai posedon aftësi dhe mbi të gjitha shquhet për urtësinë e tij.

Mushkolaj: Kandidimi i Hotit evitoi pakënaqësitë në LDK

Image
Analisti Imer Mushkolaj

Analisti politik Imer Mushkolaj, zgjedhjen e Abdullah Hotit si kandidat për kryeministër, e ka quajtur kompromis, për t’i shuajtur pakënaqësitë në parti.

“Hoti nuk njihet për retorikë të ashpër, është profesionist i fushës, por nuk është person që ka dinamizëm për t’i sjell vota LDK-së. Zgjedhja e Abdullah Hotit kandidat për kryeministër është një kompromis i Isa Mustafës, për t’i shuajtur pakënaqësitë  eventuale në parti”, ka thënë Mushkolaj.

Hoti me kapacitet të plotë për të drejtuar Qeverinë

Image
Muhamet Mustafa

Ndërsa, për profesorin Universitar Muhamet Mustafa, me kandidimin e Hotit për Kryeministër, LDK ka marr vendimin më të mirë, dhe se Kosova do të përfitojë shumë nga urtësia, maturia dhe dituria politike e Hotit.  

“Duke udhëhequr në mënyrë të shkëlqyeshme me Ministrinë e Financave, ai ka dëshmuar se ka kapacitet të plotë për të drejtuar edhe me Qeverinë. Jam i bindur se ai me urtësinë dhe dijen që posedon do të sjellë zhvillim, jo vetëm ekonomik, por edhe në të gjitha aspektet e preokupimit të shoqërisë sonë”, është shprehur Mustafa.

Lidhur me përparësitë e të qenurit ekonomist në garën për kryeministër, Mustafa ka treguar se Hotin e ka pasur student dhe duke qenë kështu ai njeh mjaftë mirë kapacitet e tij dhe është i bindur që është kandidat i denjë për të qeverisur me vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat