Avdullah Hoti, kryeministri që i duhet Kosovës

Politika

Avdullah Hoti, kryeministri që i duhet Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 maj 2017 Në ora: 08:24
Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për kryeministër

Kandidimi i profesor Avdullah Hotit për postin e Kryeministrit po vlerësohet si një hap i duhur që vendin ta drejtojnë persona me të kaluar të pastër. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë, se Kosova ka nevojë që të ketë në krye kryeministra që nuk janë provuar më herët. Analisti politik Blerim Burjani ka thënë, se kjo çështje do të varet shumë nga elektorati dhe lojërat e shumta politike të befasushme. Sipas tij, si gjithëherë fati dhe çështja e Kosovës, janë në duart e elektoratit qytetarë, por tani është koha që të vendosin se a do të zgjedhin ndryshime apo dëshirojnë ngërçe dhe pazare politike. 

Image
Blerim Burjani

“Populli është sovrani i kësaj teme. Nëse  dëshiron të kenë kryeministër tjetër le të vendosin vet, sepse normal  se koalicioni PDK, AAK,NISMA hap rrugën e elektoratit që të votojnë LDK-në dhe VV-në.Ky ishte gabimi me strategjik apo mashtrues i mundshëm i PDK-së, për të bërë pazare dhe për t’i prish punët pas rezultatit zgjedhor. Tash  po krijohen dy fronte të ndyshme politike LDK dhe disa parti të dala nga lufta’, ka thënë Burjani.

Kosova u takon njerëzve që nuk janë pengje

Analisti politik Rexhep Shahu ka thënë, se absolutisht shansi duhet t’u jepet të rinjve, aq më pak kur të vjetrit thirren në emër të luftës, të asaj lufte që disa e kanë bërë, e disa nuk e kanë bërë.  Sipas tij, disa kanë luftuar për karrige e jo për lirinë e Kosovës. 

Image
Rexhep Shahu

“Kosova po kalon gati një brez njerëzor pas luftës që bëri Amerika e NATO-ja me ndihmën e shqiptarëve. Kjo i takon brezit të ri që nuk është peng askund as tek Serbia, e as tek SHIK-u i Shqipërisë, as të UDB-së së Serbisë. Ata që kanë pengje, dhe që e kanë lënë vetën peng, nuk mund të jenë të lirë të përballen me Beogradin”, ka thënë Shahu. Ndërsa, njohësi i çështjëve politike Artur Roshi ka thënë, se politika e Kosovës duhet të çlirohet nga njerëz që kanë dominuar atë në tërë këto vite.  Sipas tij, Kosovës i nevojitet një mentalitet i ri që vjen dhe krijohet nga njerëz të rinj. 

Image
Artur Roshi

“Problemi i madh në Kosovë është se partitë politike nuk kanë bosht ideologjik dhe filozofi politike. Kjo e bën arenë pazaresh vulgare problemin më të rëndësishëm që janë në një shoqëri. Në këtë kontekst mungon morali politik, i cili ndikon për keq në zhvillime politike dhe për rrjedhojë në zhvillimet ekonomike”, ka thënë Roshi.

Avdullah Hoti, kryeministri që i duhet Kosovës

Analisti politik Skender Zogaj ka pohuar, se Kosova ka nevojë për të  pasur kryeministër të mirë, të cilët e duan dhe di ta dojë sinqerisht vendin dhe popullin si dhe është i vetëdijshëm se Kosova është në kulmin e krizës politike, ekonomike, patriotike, morale dhe të gjithmbarshme shoqërore. 

Image
Skender Zogaj

Sipas tij, krizën e rëndon edhe më shumë fakti se, shqiptarëve të Kosovës pas shekujve në robëri, u është dhënë mundësia që të tregojnë se kush janë, se duan dhe se dinë të bëjnë shtetin e tyre.

“Pra është çasti vendimtar i vulosjes së fatit historik, që na është dhënë dhe që nëse nuk ia japin zgjidhjen e duhur, do të jemi të mallkuar, sepse, nuk ka edhe një rast tjetër që për fatin tonë të mund të vendosim vetë. Në prizmin e kësaj, populli i Kosovës duhet të zgjohet, të mendojë seriozisht dhe të veprojë fuqishëm në përcaktim të fatit të vet në zgjedhjet e pas një muaji. Populli shqiptar i Kosovës duhet ta dijë mirë se, Kosovës duhet t'ia zgjedh një kryeministër dinjitar që ka gatishmërinë të sakrifikojë veten për komb e atdhe, që do të hedh çdo lloj interesi personal dhe që ka kurajën qoftë edhe që të flijoj gjithçka të interesit personal në mposhtjen e krimit dhe korrupsionit dhe të forcimit të shtetit ligjor, që t'u tregojë të gjithë armiqve se, shqiptarët e Kosovës dinë të bëjnë shtet. Ky është kryeministri i dëshiruar që i duhet Kosovës. Këtë kryeminsitër duhet ta krijojmë, në mënyrë që, ne, fëmijët tanë dhe, fëmijët e fëmijëve tanë, të mund të arrijë jetën që e meritojnë”, ka thënë Zogaj.

Hoti, alternativa më e mirë për Kosovën

Opinionisti Nexhat Haziri ka thënë se qytetarët e Kosovës gjenden para një vendimi të madh dhe jetik për fatin e vendit dhe kahjet në të cilat do të hecë në të ardhmën Republika e jonë.  

Image
Nexhat Haziri

Ai ka vlerësuar, se definimi i dy blloqeve politike që do të jenë garuese në zgjedhjet e 11 qershorit sikur ua ka lehtësuar në një masë të madhe vendim që duhet ta marrin.  “Ky vendim, apo më mirë ta quaj rast, sepse vendimi u takon qytetarëve, është që qytetarët të përcaktohen, nese do të votojnë ata që nuk janë më ndryshe se ata që ishin tash e 18 vite, apo të votojnë njerëzit që janë shpresë për këtë vend. Koalicioni i të ashtuquajtrëve krah i luftës, është koalicion që Kosovën e mban në gjendje mjerimi, pa parime dhe në sajë të frikës që kanë nga drejtësia, që nuk garanton zhvillim ekonomik, zbatim të rendit dhe ligjit” ka thënë Haziri.  Sipas tij, vetë të tillët janë të inriminuar, të arsimit, sepse vetë janë të paarsimuar dhe më të tillët Kosova do të vazhdojë të mbetet e izoluar.

“Është momenti i fundit që t’ju thuhet jo njerëzve të kallashit, që janë përgjegjës kryesor të krimit të organizuar,  vrasjeve politike, korrupsionit, e të gjitha të këqijave që e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje. Ndërsa në anën tjetër, kemi një koalicion të partive me sfond qytetar që kanë nxjerrë një kandidat të përbashkët siç është profesor Avdullah  Hoti, që është shpresë për një qeverisje të mirë”, ka thënë Haziri. Më tej, ai ka theksuar se vetë kandidati për kryeministër, profesor Avdullah Hoti, me bagazhin e tij profesional dhe intelektual, për dallim nga kundërkandidatët e tjerë, është një mundësi e mirë që Kosova, apo Qeveria e ardhshme të udhëhiqet nga njerëzit me kredibilitet politik e profesional.

“ Kosova duhet të udhëhiqet nga një ekip i mirë, dhe kryeministri i ardhshëm profesor Hoti, ka mundësi për t’i dhënë zgjidhje ngecjes së zhvillimit ekonomik, forcimin e sudimit të rendit dhe ligjit, zbutjen e papunësisë,etj. Mendoj se  ky  rrugëtim kërkon edhe plotësimin dhe zbatimin e kërkesave që dalin nga vetë ky proces“, është shprehur opinionisti Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat