Posti i kryeministrit, a do ta votojë Ramush Haradinaj Demarkacionin me Malin e Zi?!

Politika

Posti i kryeministrit, a do ta votojë Ramush Haradinaj Demarkacionin me Malin e Zi?!

Albulenë Jahaj Nga Albulenë Jahaj Më 20 maj 2017 Në ora: 08:04
Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duket se i ka harruar të gjitha ato çfarë kishte thënë në lidhje më partinë që tashmë ka bërë koalicion parazgjedhor, PDK-në. Njeriu që tha se ish Qeveria PDK-LDK i ka sjell vetëm të këqija pafund vendit dhe se ai është ‘’shpëtimtari’’ i Kosovës nuk ka dashur të ndërrojë asgjë me pozitën që i është ofruar, sepse Haradinaj tash e sa vite ëndërron që vetën ta sheh si kryeministër të Kosovës. Ditë më parë në një konferencë për media Ramush Haradinaj kishte treguar vijat e kuqe për PDK-në dhe LDK-në, por të cilat i “zhduki” ende pa u bërë një muaj i plotë.

“Pra, aleanca ka vijë të kuqe për këto parti, ne i ofrojmë sovranit opsionin qeverisës deri tani AAK-Nisma, duke shpresuar edhe në akter të tjerë, qoftë të shoqërisë civile, të opozitës, por në asnjë variant nuk do të bashkëpunojmë me partitë në pushtet. I bëjmë thirrje qytetareve që t’i gjykojnë këto parti me votë për dëmet që ia kanë bërë vendit dhe i bëjmë thirrje që të na japin besimin neve që ta shpëtojmë vendin nga katrahura ku e kanë sjellë PDK-LDK”, kishte deklaruar Haradinaj në konferencën për media, të mbajtur me 10 maj, ditën kur ra Qeveria.

Kurse vetëm pak ditë më kur partia e Ramush Hardinajt ka koalicion më PDK-në dhe që ndryshe po njihet si ‘’Krahu i Luftës’’, Ramush Haradinaj ka folur prapë për koalicionin me PDK-në për çka thotë se do të jetë për të mirën e vendit.

Në një konferencë për media, ai u pyet se a ekziston mundësia që PDK ta rrëzojë atë siç bëri edhe me LDK-në që ishte në qeverisje.

“Unë ashtu jam, rrëzohem e qohem”, u përgjigj shkurt Haradinaj.

Por, Ramush Haradinaj në ditën e zgjedhjeve do të ketë përballë votuesit e tij të cilët kanë shprehur mosbesim ndaj liderit të tyre, dhe sipas analistëve pritet edhe ndëshkimi që do ti behet AAK-së.

Image
Analisti Fadil Lepaja

Lepaja:  Cili Ramush do të jetë si kryeministër

Sipas analistit politik Fadil Lepaja, lideri Ramush Haradinaj përkundër të gjitha telasheve që i ka kaluar, ka hyrë në koalicion më ata të cilët i kishte akuzuar për të gjitha të këqijat në qeverisje ka vendosur të hyj në koalicion pikërisht me ta, atëherë na mbetet të shohim arsyet e vërteta të kësaj marrëveshje në mesnatë.

‘’Sido që të jetë, edhe pse nuk ka shumë argumente me na bindë se ka vepruar drejt, është korrekte të presim të shohim se cili Ramush do të jetë si kryeministër. A do të jetë Ramushi  që e njohim deri më sot apo do të ndryshoj, mbetet të shihet ndërkaq për votuesit kjo do të jetë çështje (mos)besimi’’, ka thënë Lepaja, duke shtuar se padyshim se me këtë veprim Haradinaj ka verë në peshorë të qytetarëve kredibilitetin e deritashëm dhe është në dorë të tij të dëshmojë se ka pasur ose jo të drejtë.

AAK: Demarkacioni do të rrëzohet

 

Image
Muharrem Nitaj nga AAK-ja

E nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se lideri I tyre nuk do të ndryshoj qëndrim për demarkacionin edhe pas nominimit për kryeministër.

Muharrem Nitaj zyrtar për informim në AAK-së ka tenë për ‘’Bota Sot’’ se përgjigjën e ka dhënë Haradinaj edhe pas nominimit për kryeministër.

‘’Nuk ka ndryshim në qëndrimin për demarkacionin, marrëveshja aktuale pritet të rrezohet dhe do të korrigjohen gabimet në një proces të ri’’, ka shtuar Nitaj.

Image
Bilall Sherifi nga Nisma

NISMA: Nuk kalon demarkacioni

Kurse Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, edhe një herë ka bërë të ditur se Nisma nuk do të ndryshojë qëndrim për asnjë marrëveshje që ka qenë kundër edhe para koalicionit dhe se çështja e demarkacionit është çështje e pa diskutueshme.

‘’Demarkacioni nuk do të kaloj në Kuvendin e Kosovës dhe deputetet janë ata të cilët nuk do ta lejojnë këtë’’, ka thënë shkurt Bilall Sherifi nga Nisma për gazetën ‘’Bota sot’’.

Image
Analisti Ali Hertica

Hertica:  Të gjithë ata që kanë fol deri më tani nga liderët kanë gënjyer 

Edhe njohësi i çështjeve politike Ali Hertica në lidhje me Ramush Haradinajn dhe koalicionin e tij me PDK-në ka thënë se politika dhe politikanët e ricikluar mbi 18 vite tani janë duke bërë gafe të cilat nuk i takojnë një lideri.

’’Tani kjo klasë e stërvjetruar, këto subjekte politike pothuajse private të mbushur më familjar dhe klane, nuk do ti beson askush ma askujt sepse e kanë humbur besimin në ta. Të gjithë ata qe kanë fol deri më tani nga liderët kanë gënjyer pa kurrfarë skuqje vetëm për të mbijetuar në pushtet për të zhvat e çka jo tjetër’’, ka shtuar nder të tjera Hertica.

Sipas tij, edhe AAK dhe të gjitha subjektet që janë të kyçura në ketë bllok apo tabor të krahut të luftës do t'i ratifikojnë të gjitha marrëveshjet që vet ata i kanë nënshkruar pa marr parasysh a ishin te dëmshme apo jo për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat