Kjo është oferta e LDK’së për VV’n në ndarjen e posteve qeveritare? (Dokument)

Politika

Kjo është oferta e LDK’së për VV’n në ndarjen e posteve qeveritare? (Dokument)

Më: 17 maj 2017 Në ora: 18:29
Mbledhja e LDK

Një dokument në të cilin Periskopi ka pasur qasje, thuhet se është oferta që LDK i ka bërë VV për ndarjen e pushtetit nëse arrijnë të dalin fitues në zgjedhjet e 11 Qershorit.

Nëse arrihet  marrëveshja mes VV’s dhe LDK’s, siç flitet, pak a shumë kështu do të dukej ndarja e posteve mes koalicionit LDK-VV-AKR.

Sipas kësaj tabele, në listën zgjedhore LDK do të kishte 37 kandidatë, VV 31, AKR 21, Alternativa 5 dhe të tjerët 5 kandidatë. Ndërsa, në postet ekzekutive përkrahja për Presidentin do të rezervohet për AKR’n, ndërsa posti i Kryeministrit do t’i takojë kandidatit më të votuar mes VV’s dhe LDK’s. Po ashtu, posti i Kryetarit të Kuvendit do t’i takojë kandidatit të dytë më të votuar nga VV dhe LDK.

Sa i përket posteve ministrore, 4 ministri do t’i takojnë LDK’së, 4 VV’s,  3 për AKR’n e Pacollit, dhe 1 ministri për Alternativen.

Dokumenti nuk është zyrtarë, por burime të mediave kanë thënë se kjo është oferta që LDK i ka bërë për VV’në.

Megjithatë, e tëra ka pak gjasa të realizohet, marrë parasysh vonesat ligjore në KQZ, dhe refuzimin e ashpër që vie nga një pjesë e figurave kryesore të VV’s.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat