Mustafa, sfidon liderët që kanë pronësuar partitë politike

Politika

Mustafa, sfidon liderët që kanë pronësuar partitë politike

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 17 maj 2017 Në ora: 16:51
Isa Mustafa, Avdullah Hoti dhe anëtarët e tjerë të LDK-së

‘E ka arsyetuar shkëlqyeshëm rolin e tij, si kryeministri më i mirë i Kosovës në 17 vitet e kaluara, duke pasur parasysh rrethanat krejtësisht anormale dhe presionet e egra politike, që kryeministri Isa Mustafa i ka sfiduar me një qetësi brilante  dhe ka marrë vendime të rëndësisë historike. Kjo është e vërteta e pamohueshme, që koha do ta dëshmojë edhe në të ardhmen, duke qenë se vendimet e Isa Mustafës janë të paanashkalueshme, si rezultati optimal për vendin”, ka thënë  Skënder Zogaj.

Tërheqja e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nga kandidatura për Kryeministër të vendit ishte e papritur, ndonëse një gjë e tillë, reflekton kulturë politike.   Kryeministri Isa Mustafa, ka vendosur që të mos jetë as pjesë e listës zgjedhore për deputet. Njohësit e rrethanave politike në vend, vendimin e Mustafës e konsiderojnë si më të duhurin, derisa japin sugjerim që hapa të tillë të ndjekin edhe krerët e subjekteve të tjera politike.  Në njërën anë, prishja e koalicionit me LDK-në dhe mos përfundimi i mandatit, e në anën tjetër, lëshimi i hapësirës për personat e rinj në politikë, nga analistët po vlerësohen si arsye e tërheqjes së Isa Mustafës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat