Veseli premton fuqizim të hovshëm të bizneseve, grave dhe të rinjve mitrovicas

Politika

Veseli premton fuqizim të hovshëm të bizneseve, grave dhe të rinjve mitrovicas

Nga: H.O. Më: 14 maj 2017 Në ora: 18:09
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë një takimi në Mitrovic  ka thënë se është koha për një patriotizëm ekonomik për të gjithë mitrovicasit.

Ai ka premtuar fuqizim të hovshëm të bizneseve, grave dhe të rinjve mitrovicas.

Postimi i plotë:

Mitrovica është shtëpia ime! Jam frymëzuar sot jashtëzakonisht nga prania e madhe e pjesëtarëve të strukturave të PDK. Është koha për një fillim të ri për Mitrovicën dhe Kosovën. Është koha për një patriotizëm ekonomik për të gjithë mitrovicasit tanë. #FillimiRi”. 

Ne të gjithë duhet të punojmë si një parti e bashkuar për të përhapur vizionin tonë për një fillim të ri.

Zotohem për një fillim të ri për fuqizim të hovshëm të bizneseve, grave dhe të rinjve mitrovicas. Puna juaj e paodhshme dhe përkushtimi juaj do të na sigurojë fitorën tonë të domosdoshme. Ju jeni fytyra e PDK-së në komunitetin tuaj.

Rinia jonë është pasuria më e madhe e vendit tonë. Potenciali i jashtëzakonshëm i të rinjve tamë është një garanci për të ardhmen e Kosovës./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat