Isa Mustafa entuziast: LDK po gufon

Politika

Isa Mustafa entuziast: LDK po gufon

Më: 14 maj 2017 Në ora: 06:23

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Istogu rikonfirmoi se “është Kështjellë e pamposhtshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

“Pas 27 vjetësh fitoresh të njëpasnjëshme, Dega e LDK-së në Istog po ‘gufon’ me të reja e të rinj, të cilët na sigurojnë se Istogu do të mbetet bastion i mirëqeverisjes, unitetit dhe zhvillimit, të cilat i garanton vetëm LDK’ja”, ka thënë ai.

Image

Po në Istog Mustafa ka thënë se nuk do të kandidojë për kryeministër të vendit, duke i lënë vend fytyrave të reja të kësaj partie që të kandidohen për këtë post.

“Në bisedë me bashkëpunëtorët e ngushtë kemi vendosur që në mandatin e ardhshëm të kemi një Kryeministër tjetër”, ka thënë Kryeministri.

Image

“Sepse ne duhet të hapim rrugë në LDK për kuadro. Duhet të hapim rrugë për njerëz të ri”, ka shtuar ai.

Mustafa ka vendosur të mos jetë as në listën e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ne nuk do të punojmë me parulla të fillimit të ri me vese dhe praktika të vjetra, ne do të u japim shans njerëzve të rinj, dhe do të ofrojmë perspektivë për vendin dhe ju sigurojë që do të ofrojmë kryetarë komunash e ministra të mrekullueshëm që dhanë shembull se si duhet qeverisur vendi", ka deklaruar Kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat