Media zvicerane: Kosova në qorrsokak mes nacionalistëve të majtë dhe rrugës europiane

Politika

Media zvicerane: Kosova në qorrsokak mes nacionalistëve të majtë dhe rrugës europiane

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 maj 2017 Në ora: 16:03
Fëmijët shqiptarë me rastin e përkujtimit të Adem Jasharit në frontin e imazhit të tij. (Foto: Visar Kryeziu / AP)

Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë janë të një rëndësie strategjike. Sikur do votohet për agjendën e nacionalistëve të majtë, Kosova rrezikon të kalojë nga stagnimi politik në konfrontim me Beogradin dhe Brukselin, shkruan fillimisht media më e madhe zvicerane “NZZ”.

Në Kosovë do përzihen kartat ndryshe. Pasi të mërkurën kryeministri Isa Mustafa ka humbur shumicën parlamentare, në qershor do ketë zgjedhje të reja. Kjo nuk i ka pëlqyer Mustafës. Ai kishte pushtetin e stagnimit për 2.5 vjet ku nuk arriti të ndërtojë shtetin e Kosovës qoftë nga brenda qoftë nga jashtë.

Fataliteti i simbol politikës

Në prill 2016 Kosova nënshkruajti marrëveshjen e Asocim Stabilizimit me BE, por si sukses i vetëm kishte pak dobi për qytetarët. Ajo që ka lënë gjurmë është mos liberalizimi i vizave: Kosova është vendi i fundit në rajon, ku qytetarët e saj u nevojitet një vizë për të udhëtuar në zonën Shengen. Kështu do mbetet, sepse liberalizimi i vizave duhet të sjell ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Katërcipërisht kundër ratifikimit është opozita prej një vjet e gjysmë. Kjo do jetë pikë e rëndësihme e fushatës zgjedhore ku bëhet fjalë për një kufi kontestues në disa pjesë të maleve në Rugovë. Ekspertët janë të sigurt se demarkacioni është sipas kufijve të Kushtetutës jugosllave në 1974. Por politika e nacionalistëve është aq shumë me vetëbesim, saqë faktet nuk luajnë më rol.

Image
Protestat e nacionalistëve të së majtës kundër koncesioneve për fqinjët SMZ paralizojë Kosovën. (Foto: Valdrin Xhemaj / EPA)

Jo autonomi për serbët

Nënshkrimi i paktit për krijimin e asocacionit të komunave serbe në 2013 ka mbetur në vendnumero. Në këtë rast bëhet fjalë për më shumë sesa simbolikë. Asocacioni i lejonte Beogradit të shtrinte më shumë ndikimin mbi serbët e Kosovës. Sesa e fuqishme do ishte kjo, varet nga disa rregulla, por edhe nga cilësia e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Sot në Kosovë sundon një klimë se ata që duan të bisedojnë për asocacionin vlejnë si tradhëtarë, andaj edhe kjo çështje ka mbetur e padiskutuar. Beogradi përfiton nga kjo, për t’u paraqitur si viktimë e palës së Kosovës. Kjo e nxit Serbinë të mos kryejë detyrat e saj të largimit të strukturave në veri të Kosovës dhe kontrabanda nuk është zvogëluar.

Kërcënim për konfrontim me SHBA dhe BE

Nëse stagnimi i sotëm së shpejti do vijojë me konfrontimin e Kosovës me Serbinë dhe Komunitetin Ndërkombëtar, kjo varet nga zgjedhjet e ardhshme. Partia nacionaliste e majtë Vetëvendosja me sukses ka arritur të bëjë për vete qytetarët e frustruar. Nëse ajo do ishte pjesë e qeverisë së ardhshme me siguri do ndryshonin rregullat e politikës.

Deri tani BE dhe SHBA i kishin premtuar mbështetje Kosovës. Kjo do thoshte se në këmbim të premtimit për anëtarësim në BE, Kosova të vijonte procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe të heqte dorë nga ambiciet e Shqipërisë së madhe.

Vetëvendosja nuk do e zbatonte këtë pakt, por e sheh të nevojshme “vetëvendosjen e vërtetë”. Përkundër lejes nga Brukseli dhe Uashingtoni, Kosova duhet të krijojë ushtrinë e saj dhe me Beogradin duhet të bisedojë vetëm për njohjen e pavarësisë. Nëse duhet të bashkohet me Shqipërinë kjo nuk duhet të varet nga fuqitë e jashtme, por nga qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Anëtarësimi tashmë i pamundur në BE, nuk duhet të dominojë më politikën aktuale./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat