Ambasada Amerikane u “tërheq” veshin politikanëve të Kosovës

Politika

Ambasada Amerikane u “tërheq” veshin politikanëve të Kosovës

Nga Më 9 maj 2017 Në ora: 18:15
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie

“Ne besojmë se udhëheqësit e Kosovës duhet të përqendrohen në arritjen e qëllimeve kryesore, siç janë përmirësimi i sundimit të ligjit, lehtësimi i investimeve vendore dhe të huaja, ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit, miratimi i Ligjit për Liritë Fetare, dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut, duke përfshirë këtu edhe fillimin e procesit për Asociacionin e Komunave Serbe. Këto çështje duhet të adresohen nga ky Kuvend dhe nga kjo Qeveri pa vonesë shtesë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane.

Derisa çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e zi pritet të vulosë fatin e Qeverisë Mustafa, është ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, ajo që po i sugjeron institucionet e Kosovës, që para mbajtjes së zgjedhjeve t`i përmbushin obligimet si përmirësimi i sundimit të ligjit, lehtësimi i investimeve vendore dhe të huaja, ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit, miratimi i Ligjit për Liritë Fetare, dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut, duke përfshirë këtu edhe fillimin e procesit për Asociacionin e Komunave Serbe. 

Zëdhënësja e ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, J. Michelle Schohn, ka deklaruar për gazetën “Bota sot”, se të gjitha këto çështje duhet të adresohen nga ky Kuvend dhe nga kjo Qeveri pa vonesa. 

“Ne besojmë se udhëheqësit e Kosovës duhet të përqendrohen në arritjen e qëllimeve kryesore, siç janë përmirësimi i sundimit të ligjit, lehtësimi i investimeve vendore dhe të huaja, ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit, miratimi i Ligjit për Liritë Fetare, dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut, duke përfshirë këtu edhe fillimin e procesit për Asociacionin e Komunave Serbe. Këto çështje duhet të adresohen nga ky Kuvend dhe nga kjo Qeveri pa vonesë shtesë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat