Media gjermane: Shqiptarët nuk ia kanë harruar dhe falur rolin e Rusisë në Luftën e Kosovës, faktori shqiptar si kundërpeshë e ndikimit rus në Ballkan

Politika

Media gjermane: Shqiptarët nuk ia kanë harruar dhe falur rolin e Rusisë në Luftën e Kosovës, faktori shqiptar si kundërpeshë e ndikimit rus në Ballkan

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 maj 2017 Në ora: 15:25
Ilustrim

Në fillim të majit në kryeqytetin e Maqedonisë Shkup përsëri kanë protestuar mijëra persona. Ata janë mbështetës të nacionalist konservatorëve të OBRM-PDUKM të cilët kanë udhëhequr me vendin nga 2006 deri në 2016. Para disa ditësh ata kanë bastisur parlamentin për të parandaluar zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri shqiptar. Kisha dhjetëra të plagosu, shkruan fillimish media socialiste gjermane “Neues Deutschland.”

Moszgjidhja e Çështjes Shqiptare është arsyeja kryesore e tejzgjatjes së krizës politike në Maqedoni, mendon politologja boshnjake Lejla Ramic-Mesihovic. Shqiptarët që janë sëpaku 25 përqind nga popullata e përgjithshme ndjehen të papërfaqësuar dhe të diskriminuar nga institucionet.

Zoran Zaev ka arritur të krijojë shumicën parlamentare duke u premtuar dy partive më të mëdha shqiptare “Platformën” e nënshkruar në Tiranë, megjithatë nuk mandatohen nga presidenti Gjorgje Ivanov që sheh kërcënim të sovranitetit dhe integritetit të vendit.

Frika nuk është tërësisht e pa arsyetuar. Nga konflikti i 2001 dhe ngjarjet e Kumanovës 2015, nacionalistët shqiptarë kanë kërcënuar me bashkimin e rajoneve të tyre me Shqipërinë. Edhe politikanët e Tiranës dhe Prishtinës kanë ngritur zërin e tyre për fusionin dhe krijimin e Shqipërisë së madhe, përcjell botasot.info.

Perëndimi ka reaguar ashpër, ndërsa Rusia akuzon atë se përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë.

Uashingtoni dhe Brukseli kanë nevojë për udhëheqës të “dëgjueshëm” mendon politologu maqedonas Branko Gjorgjevski i intervistuar nga media socialiste gjermane. “Gruevski është përpjekur për integrimin e vendit në strukturat perëndimore, megjithatë Uashingtoni dhe Brukseli kanë mbetur të pakënaqur për shkak të bashkëpunimit me Rusinë, veçanërisht në fushën e energjitikës.”

Bëhet fjalë për “Rrjedhjen turke” që mund ti sjellte Maqedonisë qindra të punësuar dhe miliarda euro të ardhura, por edhe varësinë e Europës nga gazi rus.

Për të parandaluar ndikimin rus paralelisht është aktivizuar faktori shqiptar mbi gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor. Kjo mund të vërehet edhe në Malin e Zi, ku anëtarësimi i saj në NATO është kryer falë ndihmës së minoritetit shqiptar atje.

Shqiptarët nuk kanë harruar dhe nuk ia kanë falur ndihmesën ruse ndaj Serbisë në Luftën e Kosovës. Politologu serb Dragomir Angjelkovic mendon se aleanca mes LSDM të Zoran Zaev dhe partive shqiptare e kthen Maqedoninë në peng të tyre. Kështu mendon edhe analisti rus Safonov i cili beson se kjo do nxiste qeverinë e ardhshme për ti kryer sankcione Rusisë.

Maqedonia ka shtuar eksporten drejt Rusisë për 40 përqind në krahasim nga viti i mëparshëm./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat