Gazeta më e vjetër botërore WZ: Shqiptarët largohen nga BDI dhe e gjejnë veten te BESA, Shqipëria e madhe një farsë dhe utopi

Politika

Gazeta më e vjetër botërore WZ: Shqiptarët largohen nga BDI dhe e gjejnë veten te BESA, Shqipëria e madhe një farsë dhe utopi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 maj 2017 Në ora: 22:24
Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së sulmuan javën e kaluar Parlamentin (majtas) Lideri i opozitës Zoran Zaev u plagos

Në kafen “Dredheza” në Strugë janë ulur shqiptarët e Maqedonisë Kaim Dauti, Idriz Bilali, Natmir Bilali dhe Shkelzen Sela. Ata janë ulur përjashta për shkak të kohës me diell dhe kanë porositur kafe, shkruan fillimisht gazeta më e vjetër e botës “Wiener Zeitung”. Në qendër të Strugës janë lehtë të vrojtueshme vajzat dhe gratë që mbajnë mbulesën. Disa plakata janë të shkruajtura vetëm në shqip, ndërsa qyteti i Strugës shtrihet rreth Liqenit të Ohrit.

Natmir (41), një tip i çelët dhe me sy zhbirues vendos menjëherë. “Këtu unë jam banor i klasës së dytë.”

Kaim Dauti (49), një mësues nga fshati Dollogozhda ku “të gjithë banorët janë me origjinë shqiptare” dhe “asnjëri nuk është maqedonas” me zë të fortë thekson: “Vetëm disa banorë te fshati im flasin maqedonisht. Kush duhet të marrë një çertifikatë në Strugë duhet të marrë me vete një përkthyes. Kjo nuk është e drejtë.”

Të rinjtë shqiptarë në Maqedonia duan "thjesht të largohen”

Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova. Një pjesë malore në perëndim të Maqedonisë dominojnë shqiptarët. Kur udhëton 150 kilometra me veturë nga Struga në Tetovë, qytetin në kufi me Kosovën mund të kuptosh një send: Nga telat elektrikë, te një numër i madh i ndërtesave dhe bile te varrezat muslimane valëvitet flamuri shqiptar. Çdokund ndodhet flamuri i kuq me shqiponjën e zezë dykrenore në mes.

Këtu jemi në Maqedoni, jo në Shqipëri.

Rreth dy milion banorë ka Maqedonia, prej të cilëve 25 përqind janë shqiptarë. Por regjistrimi i fundit është kryer përpara 15 viteve dhe shqiptarët mendojnë se shifrat janë manipuluar. Ata mendojnë se shqiptarët në MAqedoni përbëjnë 30 përqind të popullatës, ndoshta edhe më shumë. Megjithatë qeveria në Shkup nuk dëshiron të jap shifra konkrete.

I njëjti shtet që ligjet sipas Kushtetutës u garantojnë të drejta të njëjta dhe koekzistencë. A bëhet dallim mes shqiptarëve dhe maqedonasve këtu? Jo.

E padiskutueshme është ama: Qindra mijëra shqiptarë kanë emigruar për një të ardhme më të mirë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës. Dhe shumica e të rinjve në Maqedoni, veçanërisht shqiptarët të cilët kanë mbetur akoma në vendlindje duan thjesht “të largohen!”

Aspak çudi: Maqedonia ka një papunësi masive. Sipas shifrave ajo është 26 përqind, ndërsa të ardhura për kokë banori është 5000 euro në vit. Kjo është shumë shumë pak.

Një anëtarësim në BE dhe NATO duket shumë larg. Mbi të gjitha vendi është zhytur në një krizë politike prej fillimit të 2015. Në kohët e fundit ka edhe krizë kushtetuese.

Këtu krishterë ortodoksë, atje muslimanë suni

Maqedonia është e vogël, por linjat konfliktuale janë të shumta: natyrisht lufta kundër së majtës kundër të djathtës, e të varfërve kundër të pasurve, të rinjve kundër të vjetërve, kërkesa për transparencë kundër korrupcionit si dhe kërkimi për vijimin e reformave.

Çfarë është tani në krizën e Maqedonisë lidhet me kërkesën e maqedonasve që në shumicë janë krishterë orotodoksë. Ata kërkojnë që “shteti i Maqedonisë të jetë i maqedonasve,” siç është shkruar në Kushtetutë. Ata duan të ruajnë Status quo.

Atje janë shqiptarët e Maqedonisë, në shumicë muslimanë suni, që kanë partitë e tyre dhe kërkojnë më shumë të drejta. Gjithmonë e më zëshëm. Gjithmonë e më prerazi.

Konflikti nuk është i ri. Në kryengritjen e shqiptarëve të Maqedonisë me udhëheqjen e Ali Ahmetit dhe UÇK u arrit e ashtuquajtura Marrëveshja e Ohrit.

Në qendër të saj ishte përfaqësimi më i madh i shqiptarëve të Maqedonisë në politikë dhe administratë. Por zbatimi i saj duket shumë larg. Vetëm: Segregacioni etnik i shoqërisë nuk mund me këtë të parandalohej. Përkundrazi.

Pavarësisht se BDI nën udhëheqjen e Ali Ahmetit ka bashkëqeverisur rreth një dekadë me partinë nacional-konservatore të OBRM, tani ajo sëbashku me tre partitë tjera shqiptare kërkojnë me ngulm “ruajtjen dhe fuqizimin” e të drejtave shqiptare.

Partitë shqiptare prej vitesh janë partitë e vogla

Pikërisht ky është problemi.

"Kjo ishte një dekadë e vështirë. Një epokë e errët,” potencon Gazmen Zulbeari, një intelektual, aktivist dhe mejk. Ai është për një shoqëri qytetare në Maqedoni. Gjykimi i tij për vendlindjen është i ashpër: “Korrupcioni dhe Fuqia e pakufizuar e shtetit janë të kudondodhura - dhe kjo më BDI-në në qeveri.”

Zgjedhjet e 11 dhjetorit nuk zgjidhën lëmshin politik. Social demokratët kërkonin ndryshimin e qeverisë në Shkup. LSDM kërkonte një koalicion me partinë e mëparshme qeverisëse BDI, por të diskredituar dhe pa mbështetje të votuesit e rinj; si dhe me partitë pro-europiane dhe reformiste Lëvizjen BESA dhe Aleancën. Kështu përfundimisht do mundnin OBRM.

Por hezitimi i presidentit Gjorgje Ivanov për të mos mandatuar Zoran Zaevin për kryeministër solli të enjten eskalimin e situatës në parlament. Deputetët u sulmuan fizikisht, mes tyre edhe Zaevi, siç treguan fotot.

Mbështetësit e OBRM reaguan kur LSDM me partitë shqiptare votuan shqiptarin Talat Xhaferi për kryeparlamentar. Xhaferi është një funksioner i lartë i BDI. OBRM foli për një “Grush shteti”. Shteti ballkanik është një Fuçi Baruti.

Shumë shqiptarë tepër të zemëruar me BDI

Bilall Kasami gjithashtu një politikan shqiptar me flokë të shkurtra, i dobët, me autoritet, i veshur me rroba të zeza, këmishë të bardhë dhe kravatë të ngjyrosur, duket i zhgënjyer me ngjarjet e rënda të ditëve të fundit. Poashtu me zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeparlamentar: “BDI reagon në interes të OBRM,” siguron ai. “Formalisht BDI kërkon të koalicionojë me LSDM, por në të vërtetë kërkon të bashkëpunojë me OBRM.”

Pse është kjo? Kasami nuk heziton të përgjigjet. “Sepse edhe njerëzit e BDI janë zhytur në shpërdorimin e detyrave zyrtare. Ata nuk duan ndryshimin e qeverisë, nuk duan zbardhjen e krimeve.”

Kasami, një ekonomist pasionant me një dobësi për statistikën e njeh mirë BDI-në. Ai udhëheq partinë liberal-konservatore BESA, e krijuar në 2014, që tashmë ka 10.000 anëtarë. Shumë votues dhe mbështetës të BDI që janë zhgënjyer nga Ahmeti dhe Co. tani kanë gjetur te BESA atdheun politik.

Në zyrën e tij në Tetovë ai thotë se BDI duhet “më në fund të vendosë nëse do qëndrojë në politikë ose të shkojë në shtëpi.” E vetmja zgjidhje për BDI është të “ripertrihet e gjitha.” Personalisht, substancialisht. Kjo do të thotë: Fytyra të reja, një rrëfim i qartë për transparencë dhe reforma në Maqedoni.

“Unë ndjehem si shqiptar por vendi im është Maqedonia. Por si shqiptar këtu jam i diskriminuar. Shqipja duhet të jetë gjuha e dytë zyrtare në Maqedoni. Rajonet shqiptare duhet të kenë më shumë sesa vetëm te paguajnë taksa për qeverinë qendrore të Shkupit. Ne duhet të flasim me maqedonasit etnike për të ardhmen e vendit. Qëllimi: barazia e plotë e gjithe grupeve etnike në Maqedoni,” përcjell botasot.info deklaratën e Kasamit për median austriake.

Image

Maqedonia është larg pjekurisë europiane

Agon Ferati (32), gjithashtu një politikan shqiptar nga Maqedonia,  i mençur, me syze dhe zë të qetë e sheh situatën ngjashëm. Ai është zv.presidenti i LR-PDSH, pjesë e Aleancës.

“Shumica e shqiptarëve do largohen nga partitë e vjetra BDI ose PDSH.” Arsyeja është “dështimi total” i BDI nga qeverisja me OBRM.

Ferati porosit një kafe pa sheqer. Pa parafrazim flet për visionin e tij: “Anëtarësimi në BE është qëllimi më i madh i yni. Dhe kjo nuk arrihet pa reforma të mëdha në Maqedoni.”

Më pas ai thekson se tani “vendi nuk është i pjekur për anëtarësim në BE. Në krahasim me më parë edhe më pak.” Pasi më parë problemi i vetëm ishte kontestimi i emrit me Greqinë.

Më pas Ferati tregon edhe problemin ekonomik, sipas së cilit 30 përqind e banorëve në Maqedoni jetojnë në kufirin e varfërisë, ndërsa borxhi publik është rritur nga 1.5 në pesë miliardë në vitet e fundit.

“Për këtë duhet një tryezë e rrumbullakët, për të zgjedhur përfundimisht këta probleme. Njëherë e përgjithmonë,” përcjell botasot.info deklaratën e Feratit për median austriake. “Tre herë brenda 20 vitesh ka dështuar ndërtimi i ujësjellësit për Tetovën. Disa herë në javë ka probleme me ujin në një nga rajonet më të pasura me burime ujore,” thekson i zemëruar Ferati.

Ferati si Kasami është një reformist i vendosur. Ai ka studiuar në universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, ndërsa tani punon në Komunë. Puna e tij: Thithja e fondeve nga BE për zhvillimin e Tetovës.

“Paratë e BE për ne janë të rëndësishme.”

Çfarë Maqedonia do dëshironte?  "Rule of the Law‘ ("Sundimin e ligjit") dhe zhvillimin e drejtë ekonomik. Kjo sigurisht që do zgjidhte shumë probleme.”

Kaim Dauti, Idriz Bilali, Natmir Bilali dhe Shkelzen Sela në ndërkohë kanë përfunduar gjerbjen e kafes në “Kafen Dredhëza” të Strugës.

Çfarë roli duhet të luajnë shqiptarët në rajon? A ëndërroni ju për një Shqipëri të madhe? Pushim. Natmir heziton. Ai vetëm thekson në mënyrë lapidare: “Ne jemi një komb. Shqipëria është mëmëdheu.”

Gazmend Zulbeari, aktivisti nga Tetova, tregon Kantin e vërtetë. “Shqipëria e madhe? Kjo është vetëm një farsë! Një utopi! Asnjë vijë kufitare nuk do ishte optimale! Ashtu si në BE.”

Ndërkohë ajo është vetëm një ëndërr e bukur./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat