PDK-ja nuk e do Ramush Haradinajn Kryeministër?

Politika

PDK-ja nuk e do Ramush Haradinajn Kryeministër?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 1 maj 2017 Në ora: 16:35
Memli Krasniqi

Bota Sot:  Z. Minister cilat janë planet e Ministrisë, të cilën e drejtoni ju?

Memli Krasniqi: Ne po punojmë në vazhdimësi për realizimin e objektivave që kemi për bujqësinë dhe pylltarinë, duke implementuar programet dhe politikat tona për mbështetje direkte për fermerët, e po ashtu edhe programet për një menaxhim efikas dhe mbrojtje të vazhdueshme të pyjeve. Ditë më parë ka përfunduar periudha e aplikimit për grante dhe subvencione për kulturat dhe aktivitetet bujqësore që mbështesim. Tash kemi hyrë në fazën e implementimit të programeve tona mbështetëse, ndërkohë që po punojmë edhe në drejtime të tjera që lidhen me projekte konkrete për avancimin e sektorit, përfshirë harmonizmin e legjislacionit, konsolidimin e mëtejmë të shërbimeve këshilluesëe për fermerët, investimet në rritjen e kapaciteteve të ujitjes së tokave bujqësore, etj.

Bota Sot:  Cilat  janë planet për ndarjen e granteve dhe subvencionimin e fermerëve, të cilët  kanë nisur apo  do ta nisin kultivimin e kulturave të reja bujqësore, ose më saktë cilat janë ato kultura bujqësore, të cilat do t’i subvenciononit? 

Memli Krasniqi: Këtë vit ne kemi një buxhet prej 48 milionë eurosh për mbështetje financiare direkte për fermerët në dy programet tona, Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural apo grantet dhe Programin e Pagesave direkt, që njihen më shumë si subvencione. 23 milionë janë të dedikuara për grantet ndërkaq 25 milionë euro për subvencione. Janë me dhjetëra kultura dhe aktivitete bujqësore që ne mbështesim çdo vit përmes këtyre dy programeve tona dhe në vazhdimësi po përpiqemi të avancojmë përkrahjen, qoftë në aspektin financiar apo edhe në atë administrativ, duke eliminuar sa më shumë burokracinë dhe duke rritur sa më shumë transparencën. Tash, po vijon faza e vlerësimit të dhjetëra mijëra aplikacioneve që kemi pranuar dhe Agjencioni për Zhvillimin e Bujqësisë, që edhe është përgjegjës për implementimin e programeve në fjalë, ka nisur punën për të vazhduar më pas me inspektimet në terren dhe ekzekutimin e pagesave për përfituesit. Ne besojmë se edhe sivjet do të arrijmë të shtojmë sipërfaqet e tokës së kultivuar me kultura të ndryshme bujqësore, por edhe të rrisim fondin e bagëtive dhe në përgjithësi të kemi më shumë prodhim, që do të na ndihmojë edhe më shumë në realizimin e synimit tonë, zëvendësimin e importit, por edhe rritjen e eksportit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat