Shembet Serbia, triumfon lufta e pastër e UÇK-së

Politika

Shembet Serbia, triumfon lufta e pastër e UÇK-së

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 27 prill 2017 Në ora: 17:29
Ramush Haradinaj, pas vendimit të Gjykatës

Edhe njëherë tjetër Serbia ka marrë “grushtin” e radhës nga Kosova. Manipulimet, fabrikimet me akuza të rreme, nuk mund të njollosin luftën e UÇK –së dhe nuk mund të mbulojnë gjenocidin serb të kryer në Kosovë. Lufta e pastër çlirimtare e UÇK –së, ka triumfuar mbi trillimet serbe, nga zemra e Evropës, siç është Franca .

Përpjekjet  për të demonizuar këtë luftë, kanë dështuar me lirimin e liderit të AAK –së Ramush Haradinaj.

Drejtësia ndërkombëtare i hodhi poshtë  pretendimet e Serbisë, duke lartësuar njëherësh vlerat e luftës të UÇK-në. Tashmë është radha që përballë drejtësisë të vendosen kriminelët serbë.

Për zhdukjen e mbi 13 mijë shqiptarëve brenda një kohe disa muajshe, për vrasjen e 1500 fëmijëve nën moshën 14 vjet, për përdhunimet seksuale të 20 mijë femrave shqiptare, për shkatërrimin e mbi 120 mijë objekteve dhe për dëbimin  me masa gjenodiciale të  70 për qind të popullit, duhet të japë dikush llogari.

Janë të gjitha,  këto fakte mbi të cilat Kosova mund të ngrejë  padi ndaj shtetit serb dhe zyrtarëve, të cilët kanë kryer krime e që sot mbajnë poste udhëheqëse në Serbi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat