Gjykata Speciale të çlirojë Kosovën nga piramida e krimit

Politika

Gjykata Speciale të çlirojë Kosovën nga piramida e krimit

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 19 prill 2017 Në ora: 16:34
Ndërtesa e Gjykatës Speciale

Për familjen e aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, do të ishte më e arsyeshme dhe më kuptimplotë që institucionet vendore të merreshin me trajtimin e vrasjeve politike, por, sipas tyre kjo nuk do të ndodhë kurrë, sepse, “dihet që piramida e krimit ka pushtetin në Kosovë.

Image
Aktivisti i vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri

Familja e aktivistit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, ditë më parë i ka kërkuar Kryeministrit Isa Mustafa, që të merret me zbardhjen e vrasjeve politike, në vend se të jap premtime për zbulimin e tyre.   Këtë gjë sipas familjes Imeri, Mustafa mund ta bëj nëpërmjet seksionit për hetimin e krimeve të rënda.  

“Zoti Kryeministër, ndriçimi i vrasjeve politike dhe vrasjeve tjera nuk bëhet duke përmendur vrasjet politike, por bëhet duke vënë në funksion seksionin kundër krimeve të rënda seksion i cili është në dispozicionin tuaj. Je Kryeministër dhe ke në dorë të gjitha institucionet, prandaj mos përmend vrasje politike për interesa politike e personale tuajat dhe të shërbëtorëve tu”, thuhet në ragimin e familjes Imeri të publikuar më datën 11 prill.  Mirëpo, pavarësisht ditëve që kanë kaluar, Qeveria e as Kryeministri Mustafa nuk kanë reaguar ndaj deklaratës së familjes Imeri.  

 Zyrtarët qeveritarë nuk janë përgjigjur në pyetjen e gazetës, nëse Kryeministri mund të bëjë diçka në vënien në funksion të sektorit të krimeve të rënda, duke sugjeruar që kjo pyetje të shtrohet të Ministria e punëve të Brendshme. E kjo e fundit, ka sugjeruar që gazeta t`i drejtohet Policisë së Kosovës, e cila po ashtu nuk ka kthyer përgjigje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat