Cilat ishin mesazhet e kryediplomatit gjerman për Kosovën?

Politika

Cilat ishin mesazhet e kryediplomatit gjerman për Kosovën?

Më: 13 prill 2017 Në ora: 12:36
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Prishtinë. Në vendin e politikës kosovare ai është ndalur në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor. Gabriel ka arritur rreth orës 9 të mëngjesit në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është pritur nga homologu i tij, ministri Enver Hoxhaj.

Më pas Gabriel ka pasur një takim kokë më kokë me kryeministrin Isa Mustafa, ku më pas edhe kanë dalë në konferencë të përbashkët për media.

Aty ministri i kabinetit të Angela Merekel, i ka dhënë mesazhet kryesore për Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi.

Kryediplomati gjerman, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

“Porosia ime është të fiksoni marrëdhënien që e keni me Malin e Zi dhe ta ratifikoni Demarkacionin”.

[Image may contain: 3 people, people standing, suit and outdoor]

Ai tutje tha se Kosova është në rrugën drejt BE-së dhe ekziston një dëshirë e madhe në Kosovë për liberalizimin e vizave.

“Gjermania e ka njohur Kosovën si një nga vendet e para menjëherë pas Pavarësisë andaj e shohim si obligim tonin që të përkrahim Kosovën drejt përmirësimit të kushteve te jetesës në vend dhe drejt anëtarësimit në BE”.

“Dëshirojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë, ne si Gjermani mbajmë premtimin tonë që e mbajnë hapur derën e BE-së, shteteve të Ballkanit Perëndimor ku hyn edhe Kosova”.

“Jeni shteti i vetëm që ka mbetur pa liberalizim të vizave edhe pse Kosova ka bërë progres të madh në këtë drejtim”.

“Unë nuk e kuptoj se pse përfaqësuesit kosovarë në Parlament e bllokojnë çështjen e vizave, kjo  do ta lehtësonte jetën e qytetarëve të Kosovës”.

Gabriel: Përkrahim Kosovën dhe Serbinë në vazhdimin e dialogut

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel ka thënë se  dialogu është kusht i domosdoshëm për progresin e të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

“Të dy palët janë të vetëdijshme, të dy palët e dinë se ka shumë çështje se janë të vështira për tu zgjidhur”.

“Dëshirojmë t’i përkrahim të dy palët të angazhohen në rifillimin e dialogut. Moskomunikimi nuk është alternativë”.

Gabriel flet edhe për projektet infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën në projekte infrastrukturore dhe në investime të tjera.

“Njëkohësisht vërejtja ime e fundit është që të mundohemi të përkrahim projektet e infrastrukturës mes shtetit tuaj dhe Serbisë, por edhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor”.

“Ndërtimi i hekurudhave, autostradave dhe ne patjetër duhet të angazhohemi që qytetarëve tua përmirësojmë kushtet e jetës”.

“Nëse autostrada nuk ndërtohet, gjithmonë fqinjët e kanë përgjegjësinë. Më besoni se ky është një parim që nuk është i panjohur për politikën gjermane”.

Ministri Gabriel duke folur edhe për krijimin e tregut të përbashkët  rajonal ka ripërsëritur se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm.

“Të themi të vërtetën varët se si zhvillohet ky proces, edhe në Evropë kishim përvoja të tilla ku disa shtetet kishin bashkëpunim vendor, më pas i janë bashkuar tregut evropian”.

“Natyrisht se në një kontratë mund të shkruani se bashkëpunimi i përbashkët mes Doganave të transferohet në BE por pyetja duhet të shtrohet se a keni besim ndaj njëri-tjetrit. Këtë ju e dini më mirë se unë”. Në fund ministri gjerman Gabriel është taku edhe një herë me homologun e tij ministrin Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat