Kosova drejt një Qeverie teknike?

Politika

Kosova drejt një Qeverie teknike?

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 12 prill 2017 Në ora: 17:27
Selia e Qeverisë së Kosovës

“Zgjidhja më e mirë është Qeveria teknike,  e cila autorizohet për të kryer reformat zgjedhore me disa njësi zgjedhore,census më të ulët,lista të hapur. Në këtë mënyrë, do të ndryshonte baza elektorale dhe raporti i subjekteve politike të cilët e kanë  shfrytëzuar këtë formë të zgjedhjeve për të fortësuar interest e veta e jo të  interesit publik”, ka thënë analisti politik, Belul Beqaj.

Mospajtimet e pozitës dhe opozitës, kanë rezultuar që Kosova të hyjë  në një krizë politike. Marrëveshjet si Demarkacioni, Asociacioni kanë sjellë përçarje jo vetëm pozitë dhe opozitë, por, edhe në mes vetë zyrtarëve të pozitës.

Për një marrëveshje të mundshme, në lidhje me këto çështje, partitë politike kanë mbajtur edhe takime, mirëpo pa ndonjë zgjidhje. Gjersa, pozitë e opozitë nuk janë duke gjetur një gjuhë të përbashkët, njëra nga partitë opozitare tashmë ka shprehur qëndrimin e saj, të cilët kërkojnë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës.   

Duke folur për “Bota sot”,  partitë opozitare tregojnë, se  vetëm zgjedhjet  e parakohshme janë rrugëdalje e krizës politike, që ka ardhur si pasojë e marrëveshjeve politike. Kurse, analistët politikë pohojnë të kundërtën, pasi sipas tyre zgjedhjet nuk janë zgjidhje.

Ndërsa, zgjedhjet si rrugëdalje të krizës politike nuk e shohin vetëm partitë opozitare, por edhe disa deputetë të pozitës.  Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani,  ka thënë se për të dalë nga kjo gjendje vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Hasani ka pohuar, se nëse nuk do të mbahen zgjedhjet atëherë do të ketë pasoja të rënda në vend.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat